Në mes të korrikut, nga temperaturat që ishin 41°C, në Elbasan ka filluar të bjerë breshër sa një ‘grusht’.
Këto pamje të siguruara nga Report Tv vijnë nga qendra e Elbasanit dhe afër tunelit të Krrabës.
E shtuna ka nisur me temperatura të larta, por pasditja ka sjellë një alternim të temperaturave deri dhe zhvillim të vranësirave në pjesën më të madhe të vendit duke gjeneruar shira afatshkurtër. Sipas metereologës Adiola Bani fundjava e kësaj të diele do të ketë rënie të temperaturave, shoqëruar me kthjellime dhe vranësira kalimtare.


