Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.15, në qytetin e Durrësit, ku një 44-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së një 29-vjeçari.
Lidhur me këtë policia ka arrestuar shtetasin me iniciale S. M., 44 vjeç, pasi akuzohet se është autori i cili qëlloi me breshëri arme ndaj banesës së shtetasit me iniciale E. Sh. Nga të shtënat nuk ka pasur lëndime në njerëz.
Tashmë 44-vjecari do të përballet me akuzat për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.


