Një italian ka qëlluar veten me shigjetë në zemër, por për fat të mirë mbijetoi.
47-vjeçari, i cili nuk ishte identifikuar, po lëvizte me dorë shigjetën në një fshat në provincën Aosta, kur padashje qëlloi veten.
Maja 30 cm e shigjetës iu ngul në pjesën e kraharorit.
Ai u dërgua menjëherë në Toriono me helikopter dhe kirurgët arritën ti hiqnin shigjetën.
Raportohet se tani 47-vjeçari po shërohet dhe operacioni ishte një sukses i plotë.
Policia tha se bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale por nuk përjashtohet mundësia të jetë edhe një përpjekje për vetëvrasje.