Një 41-vjeçar në Libofshë është arrestuar ditën e sotme me akuzën e dhunës në familje.
Sipas njoftimit të policisë ai ka dhunuar gruan edhe më pas ka kanosur vjehrrën.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Georgios A., 41 vjeç, lindur në Athinë e banues në Libofshë, Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Libofshë, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases E.G, 34 vjeçe, dhe ka kanosur e gërvishur me thikë vjehrrën e tij, shtetasen Dh.G, 63 vjeçe, në prezencë të fëmijës së tij të mitur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta” parashikuar nga Nenet 130/a/4 dhe 279 të Kodit Penal.


