• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇMENDEN adoleshentët në Durrës, me thika në duar SULMOJNË 24 vjeçarin
Home
Breaking News

ÇMENDEN adoleshentët në Durrës, me thika në duar SULMOJNË 24 vjeçarin

29 May, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ngjarjet me fund tragjik si pasojë e sherreve me thika në Durrës, nuk kanë qenë të pakta ndër vite, e pavarësisht këtij fakti, situata të tilla vijojnë të përsëriten e rrjedhimisht të përbëjnë shqetësim.

Adoleshentë apo të rritur, marrin forcë e pushtet nga armët e ftohta për të kërcënuar e kanosur të tjerët, për arsye nga më banalet, duke iu rrezikuar atyre jetën dhe vetes lirinë.

Një ngjarje e tillë është shënuar ditën e sotme në qytetin bregdetar, ku 17-vjeçari me inicialet V.M., banues në Durrës ka kanosur me thikë në lagjen nr.15, shtetasin A.H., 23 vjeç, banues në Durrës.

Materialet në ngarkim të adoleshentit u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Kanosja” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, sipas neneve 84 e 279 të Kodit Penal.

Por përdorimi dhe mbajtja e armëve të ftohta nga adoleshentët në Durrës ndodh rëndomtë edhe në ambientet e shkollave të qytetit.

Ashtu siç ka ndodhur ditën e djeshme, më 28.05.2018, në një shkollë të mesme, emrin e të cilës policia e Durrësit nuk e bën me dije.

Mësohet se shtetasit Y.M., vjeç 17, banues në Durrës, nga kontrolli fizik iu gjet një biçak, pa leje. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.

NJOFTIMET E POLICISË

*Më datë 28.05.2018, tek një shkollë e mesme shtetasit Y.M., vjeç 17, banues në Durrës, nga kontrolli fizik iu gjet një biçak, pa leje. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.

*Më datë 29.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin V.M., vjeç 17, banues Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 15, ka kanosur me thikë, shtetasin A.H., vjeç 23, banues në Durrës. Nenet 84 e 279 të Kodit Penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Po tu thye pasqyra ke 7 vite ters"/ Nga Ilva Tare tek Lori Hoxha, këto janë VIP-at që janë SUPERSTICIOZË (FOTO)
Previous article Gazetari nga Kosova shpërthen ndaj Dukës: 15 vite na keni trajtuar si argat të shatit, tani shkoni në…

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AUTOSTRADËN LUSHNJË-FIER/ Makina përplaset me furgonin, disa të plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË AUTOSTRADËN LUSHNJË-FIER/ Makina përplaset me furgonin, disa të plagosur

"ISHA NË SHOK"/ Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen në Ksamil: Thikën ia mora një turisti dhe... Aktualitet

"ISHA NË SHOK"/ Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen në Ksamil: Thikën ia mora një turisti dhe...

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT