Cleveland i ka dhënë një leksion skuadrës së Boston, duke fituar 121-99 në fushën e këtij të fundit, një përballje mes dy ekipesh pretendente për titull në Konferencën e Lindjes. Cavaliers e dominuan ndeshjen, me LeBron James që realizoi 24 pikë e 10 asist, ndërkohë që kolektiviteti i ekipit mik bëri diferencën, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë.
Për Boston u dallua Rozier me 21 pikë, por që mbetën për statistikë. Fiton edhe Houston, që mundi 104-97 Dallas, ndeshje e dominuar nga vendasit, por që asnjëherë nuk u shkëputën, ndaj takimi mbeti i hapur deri në fund. Harden me 27 pikë e Paul me 25 ishin më të mirët për Houston në këtë përballje.
Skuadra e Oklahomës, falë 33 pikëve të George, doli fitues në sfidën ndaj Memphis me shifrat 110-92, ndërsa Indiana mundi 121-113 New York falë 30 pikëve të Oladipo. Jashtë fushe fiton edhe skuadra e Toronto, që mposhti 123-103 Charlotte, me miqtë që e kontrolluan lojën dhe e merituan fitoren, që erdhi nga duart e DeRozan (25 pikë), Miles (124 pikë) e Valanciunas (21 pikë). Minnesota mposhti me vështirësi 111-106 Sacramento, sfidë e hapur gjatë gjithë kohës, ku fituesi mbeti enigmë deri në fund. Për vendasit u dallua Toëns, autor i 29 pikëve, duke i bërë të pavlefshme 23 pikët e Fox për miqtë. Mitchell me 27 pikë e Ingles me 24 pikë ishin vendimtarë në fitoren 115-95 ndaj Portland, duke e merituar fitoren.
REZULTATET E SOTME
Charlotte – Toronto, 103-123
Atlanta – Detroit, 118-115
Boston – Cleveland, 99-121
Indiana – New York, 121-113
Houston – Dallas, 104-97
Minnesota – Sacramento, 111-106
Oklahoma – Memphis, 110-92
Portland – Utah Jazz, 95-115