• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Ekipore
  • Individuale
  • KuqeZi
Cleveland ngec sërish, Golden State merr kreun, “OK” Oklahoma e Boston
Home
Sport

Cleveland ngec sërish, Golden State merr kreun, “OK” Oklahoma e Boston

28 December, 2017 Q.Autor Sport

Humbja e dytë radhazi në NBA për skuadrën e Cleveland, që u mund 109-95 nga Sacramento, në një ndeshje që u fitua me meritë nga ekipi vendës, që korri fitoren e 13-të sezonale. Një rezultat surprizë, me Vince Carter që bëri diferencën në fushë për Sacramento, autor i 24 pikëve. Për Cavaliers u dallua James me 16 pikë, 10 rebaund e 14 asist, mbështetur edhe nga Love me 23 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Në Perëndim dominon skuadra e Golden State, që kryeson renditjen pas fitores 126-101 ndaj Utah Jazz, suksesi i 29-të sezonal për Warriors. Ndeshje e mirë e Durant, që realizoi 21 pikë, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e Hood për Jazz.

Fiton edhe Oklahoma, që mposhti 124-107 Toronto, fitorja e 21-të në kampionat për Thunder, që gradualisht po rikuperon në renditje në Perëndim. George realizoi 36 pikë, Westbrook 33 pikë e 13 rebaund, një dyshe që bëri diferencën në parket. Humbet sërish skuadra e Lakers, në një moment jo të mirë në kampionat, pasi dje kalifornianët u mundën 109-99 nga Memphis. Ingram realizoi 23 pikë e Clarkson 22 pikët Lakers, por që mbetën për statistikë, ndërsa për miqtë u dallua Evans me 32 pikë. Fiton skuadra e Boston, që mundi 102-91 Charlotte, dukle ruajtur kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes. Sfidë e mirë për Irving, me 21 pikë, mbështetur edhe nga Horford me 20 pikë e 11 rebaund. Chicago, falë 17 pikëve të Dunn, mundi 92-87 New York.

REZULTATET E SOTME

Charlotte – Boston, 91-102

Indiana – Dallas, 94-98

Atlanta – Washington, 113-99

Chicago – New York, 92-87

Minnesota – Denver, 128-125

New Orleans – Brooklyn, 128-113

Oklahoma – Toronto, 124-107

Sacramento – Cleveland, 109-95

Golden State – Utah Jazz, 126-101

Lakers – Memphis, 99-109

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çfarë tregon mënyra e shkrimit për personalitetin tuaj?
Previous article Thaçi: Gjykata Speciale padrejtësi historike, por do të shkojmë përpara për hir të SHBA-së

Q.Autor

Postime të ngjashme

TË SHOKUAR NGA VDEKJA E BUNJAKUT/ Lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe Futboll

TË SHOKUAR NGA VDEKJA E BUNJAKUT/ Lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe

BISEDA PERSONALE/ Pronari Kardinale drejton “kastin” e Milanit nga Europa Futboll

BISEDA PERSONALE/ Pronari Kardinale drejton “kastin” e Milanit nga Europa

DRIDHET INTERI/ Nuk e pyesin për largimin e titullarit të rëndësishëm: Transferimi është kryer Futboll

DRIDHET INTERI/ Nuk e pyesin për largimin e titullarit të rëndësishëm: Transferimi është kryer

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT