Bashkim Balili e ka të pamundur të kujtojë politikanët që nuk kanë qenë tek Santa Quaranta, resorti turistik në Sarandë nën sekuestro preventive pas akuzave të ngritura ndaj Klement Balilit. Ai tha sonte në “Studio e Hapur” në News24 se për shkak të pozicionit gjeografik, kushteve dhe hapësirës resorti ka qenë shumë i frekuentuar dhe pavarësisht se nuk përmendi emra, ai thotë se do vihej në siklet nëse pyetej se cili nga politikanët nuk ka qenë aty.
I pyetur nëse politikanët e kanë paguar faturën, Bashkim Balili thotë të gjithë.
“Të gjithë deri më një”, shprehet ai.
Vëllai i Klement Balilit mohon mbështetjen nga politika për të fituar Santa Quarantan. “Jo, absolutisht. Ata nuk vinin për të më takuar mua. Vinin sepse është portë e hapur. Unë kam pasur pozicionin tim si pronar”, tha Bashkim Balili.


