• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Cilët janë 4 kandidatët për kryeprokuror, ja emrat dhe fotot
Home
Aktualitet
Drejtësi

Cilët janë 4 kandidatët për kryeprokuror, ja emrat dhe fotot

24 November, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Ne kulmin e debatit per zgjedhjen e kryeprokurorit te ri dhe mbarimit te mandatit te adriatik Llalles, dalin disa emra për kandidatë të mundshëm që mund ta pasojnë ate.

Katër prej tyre janë zbuluar mbrëmë në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku. Ata janë Henrik Ligori (Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda), Dritan Rreshka (Prokuror që ka drejtuar disa çështje të bujshme), (kryeprokuror në Prokurorinë e Apelit në Durrës) dhe Anila Leka, Prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme).

Por me gjithë këto propozime jo zyrtare, ende nuk është ngritur Këshilli i Lartë i Prokurorisë që duhet ta zgjedhë pasardhësin e tij. Ndodhur në këtë situatë kuvendi pritet të zgjedhë në fillim të dhjetorit kryeprokurorin e përkohshëm. Gjithsesi deri më sot asnjë prej këtyre katër emrave nuk është zyrtarizuar.

 

 

Dritan Rreshka

Henrik Ligori

 

JURISTJA: NËSE DO ISHA NË VEND TË INA RAMËS MË 21 JANAR, DO KISHA ARRESTUAR BERISHËN
Enida Bozheku, juriste e diplomuar në universitetin e njohur “La Sapienza” të Romës ka bërë një deklaratë të fortë dje gjatë emisionit. Ndërsa diskutohej se cili do ishte kryeprokurori i ri që pritet të zgjidhet në kuvend, Bozheku ka marrë për shqyrtim rastin e dosjes hetimore të 21 janarit 2011 kur nuk u zbatua urdhri i prokurorisë për arrestimin e disa drejtuesve të Gardës së Republikës.

Bozheku, me gradën shkencore Doktore e shkencave juridike, pedagoge e të Drejtës Penale dhe avokate në Itali dhe Shqipëri për këtë rast deklaroi: “Nëse do isha unë në vend të Ina Ramës si kryeprokurore, pas këtij veprimi do arrestoja Sali Berishën dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë. Nuk e kam kuptuar asnjëherë se si u guxua të mos zbatohej urdhri i prokurorisë nga qeveria, madje duke e sfiduar hapur dhe duke kundërshtuar atë me deklarata publike. Pas kësaj do nxirrja urdhër arresti për kryeministrin e asaj kohe si përgjegjës direkt për këtë skandal nga më të padëgjuarit”.

Sipas Bozhekut Ina Rama nuk e bëri këtë, “por unë jam e bindur se nëse do isha në vend të saj do zbatoja ligjin dhe kushtetutën”. “Prandaj drejtësia shqiptare është në këtë situatë sepse nuk zbatohet ligji”, tha Bozheku duke përjashtuar se me këtë rast ka ndikim nga bindjet politike. “Nuk jam me asnjë forcë politike dhe nuk kam asnjë bindje. Bindja ime është vetëm ligji dhe nëse ai shkelet të gjithë janë të barabartë përballë tij”, deklaroi juristja.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Fshati braktis skemën e pensioneve
Previous article Detaji "nxjerr zbuluar" Beatrix Ramosajn. Tregon lidhjen e saj (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT