• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Cilat janë efektet politike të fjalimit të Edi Ramës në Strasburg
Home
Politikë

Cilat janë efektet politike të fjalimit të Edi Ramës në Strasburg

13 October, 2022 F.autor Politikë

Qëndrimi zyrtar i kryeministrit të Shqipërisë në Strasburg pro UÇK-së dhe kundër raportit të Dick Martyt, ka prodhuar disa zhvillime krejt interesante politike. Natyrisht më shumë në Kosovë, sesa në Tiranë. Por edhe këtu nuk është pa gjë.

Në Kosovë, Vetëvendosje dhe struktura e fortë e pushtetit që doli nga mazhoranca e madhe e 14 shkurtit 2021 thuajse është bukosur fare.

Si Vjosa Osmani, si kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Kunjovca, por edhe vetë Albin Kurti që është shefi i të treve nuk ka begenisur të dalë me një qëndrim politik.

E kjo është krejt jo normale. Ata duhet të thonë se o e pëlqejnë, ose s’e pëlqejnë fjalimin e Edi Ramës. O ishte i duhur, ose nuk ishte. Nuk ka sens injorimi i një zhvillimi politik të tillë. Por përveç xhelozisë personale apo aspektit të protagonizmit dhe egoizmit, çështja është politike.

Edi Rama, në një farë mënyre është kthyer në një faktor politik që po e bashkon politikën opozitare në Kosovë, kur deri tani nuk e ka bërë kush.

Nuk ka ndodhur asnjëherë, që kaq figura të rëndësishme të Lidhjes Demorkatike të Kosovës, si Isa Mustafa, Avdullah Hoti, të dy kryeministera, e Skënder Hyseni, zv..kryeministër e ministër që të flasin pozitivisht për një zyrtar të Partisë Socialiste.

Për të mos thënë PDK-në, e cila dukshëm prej lidhjes që kanë me liderin historik Hashim Thaçi si dhe ish-kryeparlamentarët: Kadri veseli e Jakup krasniqi, çështja bëhet edhe më emocionale.

Por a është sot Edi Rama “baba” i opozitës së Kosovës? Fakt është që vrulli i Ramës për të mbrojtur krerët e UÇK-së ka zgjuar mjaft shpirtëra të tulatura pas arrestimeve dramatike të vjeshtës 2020. Kush e mban mend fushatën e vitit 2019 e 2020 në Kosovë, e gjitha u bë në “rrezikun” se Edi Rama ishte barë gati të ndante me thika Kosovën, së bashku me SHBA-në dhe Hashim Thaçin.

Sot Albin Kurti ka ardhur në pushtet, madje absolute, e thikat dolën që nuk ishin të vërteta, kështu që ajo armë me të cilën vetëvendosje dhe Vjosa Osmani rrëzuan krerët e UÇK-së, do t’i kthehet mbrapsht. E ky kthim mbrapsht po vjen me një fuqi politike të rëndësishme: ku përballë Kurti nuk ka vetëm politikanët e dalë nga UÇK-ja, por edhe LDK-në e Mustafës dhe Hotit, pra një spektër të gjerë, i cili ishte i sukseshëm në zgjedhjet lokale të një viti më parë në Kosovë. Kurti i humbi zgjedhjet në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, etj, pra qytetet kryesore, vetëm si pasojë e bashkimit të PDK, LDK e AAK si një front politik. i cili së shpejti do ta sfidojë Albin Kurtin, sidomos pas takimit të pritshëm me Vuçiçin.

Ky pra është efekti politik në Kosovë, që në fund të fundit është pozitiv, pasi kemi të bëjme me një fuqi të shtuar të ushtrimit demokratik.

Ndërkaq, në Shqipëri, fjalimi i Ramës pati një sulm apo nihilizëm të fortë të Sali Berishës, i cili e cilësoi skandaloz, një heshtje të Ilir Metës dhe një qëendrimi më racional të opozitës tjetër.

Qëndrimi ekstrem i Berishës ndaj Ramës, u rimor sot nga mediat serbe, të cilat e shitën në vitrinë si një deklaratë e “ish-Presidentit të Shqipërisë”, çka është e vërtetë.

Nga ana tjetër, Berishës i djeg më shumë së të gjithë ai qëndrim kundër Dick Marty-t. Pasi kur ka qenë kryeministër ai, u miratua raporti, dhe natyrisht u fundos UÇK-ja. Dhe më e keqja, deputetët e PD-së, e kanë votuar pro rezolutën e Dick Marty-t. E nëse kjo bashkohet me Marrëveshjen e Detit e ca të tjera. Ndaj Berisha ka vendosur që ta kontestojë egërsisht, si një rrugë për të shpëtuar trashëgimin ë tij politike, të cilën nuk po e mbron asnjë përveç vetes së tij./Ylli Pata, Tema

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIZAT E KOSOVËS/ Këshilli i BE: Duhet të sqarohen edhe disa çështje! Të vijojë diskutimi për…
Previous article DO RRITET ÇMIMI? Prodhuesit e bukës kërkojnë uljen e TVSH-së për të parandaluar ndikimin e krizës nga Europa

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT