Ata u njohën dhe u dashuruan në “Big Brother 4”, dashuri kjo që i çoi drejt martesës e sot janë prindër të një djali. Fjala është për Nedën dhe Ogrenin të cilët kanë plot 7 vite së bashku duke treguar se dashuria edhe nën kushtet e një spektakli televiziv, ekziston dhe mund të ruhet.
Në një intervistë për “Thumb” Neda ka treguar me humor një nga momentet që Ogreni vërtetë e nervozon sa shpesh thotë që “do të ndahet” prej tij…
Sa herë luan Interi dhe sa herë humb Interi unë nuk e kam burrin tim për nja 2-3 ditë. Është njeriu më antisocial në botë… mos i fol. Dhe në atë moment them, tani do ta lë, e ndava mendjen nuk duroj dot më”.
Është një “problem” që e kuptojnë të gjitha femrat të cilat kanë në krah një partner i cili është tifoz i flaktë i futbollit dhe kalojnë “kriza” të shkurtra kur skuadra e zemrën humbet.



