Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot vendin, ku në Shkodër ku një çift ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me një breshëri plumbash, plot 20 të tilla.
Edhe pse ende nuk ka as një pistë konkrete e asnjë të dyshuar konkret për këtë vrasje, policia është duke hetuar për ngjarjen.
Rastet kur çiftet kanë mbetur të vdekur në vend janë hasur edhe herë të tjera ne vendin tonë. Kujtojmë atë të Gjirokastrës, që u vra nga i afërmi i tyre, për një “palë” shkallë.
Çfarë ndodhi sot:
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës mëngjesin e sotëm, ku janë ekzekutuar në makinë Boran Bercana, ish-efektiv policie 30 vjeç dhe bashkëjetuesja e tij Silva Ndoci 27-vjeçe.
Boran Bërçana dhe Silvi Ndoci u vranë brenda makinës së tyre, ndërsa fëmija i tyre 2 vjeçar, tanimë i mbetur jetim, u gjet në prehrin e të ëmës i mbuluar në gjak, por fatmirësisht pa dëmtime nga të shtënat.
Janë ende mister rrethanat e ngjarjes.
Mister mbetet fakti, pasi sipas policisë arma nuk ka qenë me silenciator ndërsa asnjë prej fqinjëve apo banorëve të lagjes nuk ka raportuar për të shtënat.
Për zbardhjen e kësaj ngjarje policia ka marrë në pyetje të afërm dhe fqinj të viktimave, por ende nuk ka një të dyshuar konkret për këtë vrasje.
Gjendet i vdekur në kasolle çifti nga Pogradeci
Në Pogradec, dy të rinj, burrë e grua janë gjetur pa jetë në një kasolle pranë banesës së tyre në fshatin Velçan në Pogradec.
Në fshatin Velçan në Pogradec, në një kasolle pranë banesës së tyre, janë gjetur të pajetë trupat e dy shtetasve Erzen Tora, 26 vjeç dhe Fatbardha Tora, 23 vjeçe, (bashkëshortë).
Fillimisht u tha se mes tyre ka nisur një sherr i ashpër dhe gruaja në sherr e sipër ka qëlluar me dru në kokë burrin, i cili ka vdekur, e më pas i ka dhënë fund edhe jetës.
Por këtë e hodhi poshtë shpejt babai i djalit që tha se nusja nuk mund ta bënte një gjë të tillë pasi asaj nuk i ndihej zëri i gojës. Sipas tij, çiftin e kanë vrarë, pistë e cila hapi hetime të reja asokohe e që ende nuk është zbardhur.
Çifti vritet për tokën, shpëton djali 19-vjeç
Një konflikt pronësie mes dy kushërinjve, përfundoi në mënyrën më tragjike në qytetin e Gjirokastrës, ku burrë e grua, Aleko dhe Afërdita Kosta, 66 vjeç dhe 49 vjeçe, u qëlluan për vdekje me breshëri kallashnikovi në shtëpinë e tyre, nga djali i xhaxhait të Alekos.
Dyshohet se shkak për krimin është bërë ndërtimi i disa shkallëve nga ana e viktimës Aleko Kosta, që ndodhej ngjitur me murin që ndante banesat e dy kushërinjve.
Në momentin e ngjarjes, në banesë ka qenë edhe djali 19-vjeçar i familjes, i cili për fat u ka shpëtuar plumbave.
iktima Aleko Kosta njihej si muzikant në qytetin e Gjirokastrës, ndërsa bashkëshortja e tij Afërdita ishte me profesion mësuese. Ndërkohë, autori i krimit, Apostol Kosta, i cili tentoi të vetëvritej ndodhet në gjendje të rëndë, në Spitalin e Traumës në Tiranë, sepse ka marrë një plumb në pjesën e nofullës.
/AlpeNews.al