Ata janë dy nga çiftet më të komentuar të showbizit shqiptar dhe më të dashur për publikun. Dasmat, udhëtimet, projektet e tyre profesionale, çdo gjë rreth tyre përbën lajm. Por Bes Kallaku & Xhensila Myrtezaj dhe Sinan Hoxha & Andrra Destani janë gjithashtu miq të mirë.
Sinani dhe Andrra ishin të ftuar në dasmën e Besit dhe Xhensilës e po ashtu këta të fundit kanë marrë pjesë në festat e organizuara nga Sinani dhe Andrra ku më e fundit ishte ditëlindja e djalit të tyre Ansi.
Dy çiftet mbrëmjen e sotme janë mbledhur për darkë ndërsa Sinan Hoxha ka ndarë një foto me ndjekësit ku të katërt duken shumë të buzëqeshur.
Nuk dihet nëse Sinani, Besi, Andrra e Xhensila janë mbledhur thjesht për të kaluar kohë me njëri-tjetrin, apo po kurdisin ndonjë gjë. Ku i dihet, Sinani, Xhensila këngëtarë janë e mund të sjellin ndonjë bashkëpunim edhe me Besin i cili kohët e fundit po korr sukses në tregun muzikor.