Luhen sonte në orën 20:45 ndeshjet e para të raundit të katërt të grupeve të Champions League, në përfundim të të cilave do të mësohen skuadrat e para që sigurojnë kualifikimin për në fazën tjetër. Në Grupin A Manchester United pret Benfikën, për ta mbyllur përfundimisht cështjen e kualifikimit, ndërsa Baseli përplaset me CSKA-në e Moskës për vendin e dytë. Në Grupin B, PSG pritet të siglojë fitoren e katërt në po kaq ndeshje në “Parc Des Princes” me Anderlechtin, ndërsa Bayerni viziton skocezët e Celtic. Edhe më intresante duelet e Grupit C, me Romën që pret Chelsea-n në “Olimpico”, ndërsa Atletico e Madridit sfidon Qarabagun e Ansi Agollit. Dy përballjet e fundit të mbrëmjes së sotme i përkasin Grupi D, Oylmpiakos – Barcelona dhe Sportingu i Lisbonës – Juventus, me skuadrën portugeze që luan ndoshta shanset e fundit para publikut të saj për të shpresuar të kualifikimi.
Grupi A
Manchester United – Benfica
Basel – CSKA Moscow
Grupi B
Paris SG – Anderlecht
Celtic – Bayern Munich
Grupi C
AS Roma – Chelsea
Atl. Madrid – Qarabag
Grupi D
Olympiakos Piraeus – Barcelona
Sporting – Juventus