• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Champions League/ Ronaldo synon thyerjen e 2 rekordeve të tjera
Home
Futboll

Champions League/ Ronaldo synon thyerjen e 2 rekordeve të tjera

6 December, 2017 Q.Autor Futboll, Sport

Më shumë gola në fazën e grupeve dhe futbollisti i parë që shënon gol në gjashtë ndeshje me radhë po ashtu në grup, këto janë dy rekordet që sonte synon t’i thyejë sonte Ronaldo kundër Dortmundit.

Cristiano Ronaldo nuk e ka nisur aspak mirë sezonin në La Liga, por në Ligën e Kampionëve ai ka shfaqur një tjetër fytyrë, raporton AS transmeton Gazeta Express.

Cris, golashënuesi më i mirë i këtij edicioni, me tetë gola në 450 minuta (gol çdo 56’ minuta), do të tentojë të thyejë sonte dy rekorde në sfidën që Real Madridi e zhvillon në “Santiago Bernabeu” me Borussia Dortmundin.

Ai ka shënuar gol në pesë ndeshje me radhë në fazën e grupeve, duke barazuar Del Pieron, në 1995 dhe Rebrov, në 1997, por që të dy kishin dështuar të shënojnë edhe në ndeshjen e gjashtë, të fundit në fazën e grupeve.

Cristiano aktualisht është golashënuesi më i mirë në këtë garë, me 113 gola, golashënuesi më i mirë i një edicioni (17 gola në sezonin 2013/14 ku Reali pas 12 viteve fitoi La Deciman) dhe mbanë gjithashtu rekordin për më së shumti gola në fazën e grupeve, 11, që e arriti në sezonin 2015/16, që në fund u shpërblye me triumf në Milano kundër Atletico Madridit.

Pavarësisht kaq shumë golave dhe rekordeve, ai nuk ka arritur asnjëherë të shënojë gol në të gjitha ndeshjet (6) në fazën e grupeve dhe do të tentojë ta bëjë këtë sonte.

Rekordi tjetër që synon katër herë fituesi i “Topit të Artë” është ai i golashënuesit më të mirë në fazën e grupeve.

Lionel Messi i Barcelonës është i pari me 60 finalizime dhe për ta thyer këtë, Cris duhet të shënojë dy gola, pasi aktualisht ka 59 finalizime në karrierë në fazën e grupeve të Championsit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Si t’i heqësh rrudhat me produkte që s’të kishte shkuar mendja kurrë
Previous article Nikolla: Do jap rrogën mujore për të prekurit nga përmbytjet

Q.Autor

Postime të ngjashme

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë Futboll

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm Futboll

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit Futboll

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT