• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇFARË ZBULOI FBI/ Trump: Unë di ‘të palarat’ e jetës së Macron, kam informacione ‘të nxheta’!
Home
Nderkombetare

ÇFARË ZBULOI FBI/ Trump: Unë di ‘të palarat’ e jetës së Macron, kam informacione ‘të nxheta’!

30 August, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Një skandal i ri është shkaktuar nga informacioni se Donald Trump për vite me radhë u mburr bashkëpunëtorëve të tij se dinte informacione “të nxehta” për jetën e dashurisë së Emmanuel Macron.

Dy burime me njohuri për këtë çështje i thanë revistës amerikane Rolling Stone se Donald Trump ka përfolur për “të palarë” të Macron gjatë mandatit të tij dhe pasi ai u largua nga Shtëpia e Bardhë. Madje, burimet thanë se ai kishte mësuar për jetën e dashurisë së Macron nga “informacionet” që ose i kishte parë ose i kishte dëgjuar.

Një nga dy burimet tha se Donald Trump nuk dha hollësi se çfarë dinte për presidentin francez. Megjithatë, me një reputacion si thashetheme, ” është e vështirë të dallosh nëse ai po fliste marrëzi, apo e kishte me të vërtetë”

Dosja për presidentin francez mes sekuestrimeve të FBI-së

Deri më tani nuk dihet nëse Donald Trump kishte informacione që ekspozonin Macron. Megjithatë, në bastisjen e fundit të FBI-së në resortin e Trumpit në Florida, Mar-a-Lago , ndër të tjera u sekuestrua një dosje e etiketuar “info re: Presidenti i Francës”. Nuk është ende e qartë nëse përmbajtja e dosjes përmban informacione nga shërbimet e inteligjencës amerikane apo nëse ajo që renditet është e klasifikuar.

Jennifer Palmieri, ish-ndihmëse e Hillary Clinton, nuk e përjashtoi mundësinë që dosja të kishte “kompromat”, duke përdorur termin rus për informacione që mund të përdoren për shantazh.

Dy burime të tjera i thanë Rolling Stone se zbulimi i ekzistencës së dosjes dhe goditjet e Trump ndaj Macron dhe “njerëzve të palarë” për të cilët “jo shumë njerëz dinë” nxitën tensionin në të dy anët e Atlantikut. Zyrtarët francezë dhe amerikanë po përpiqeshin të zbulonin se çfarë materiali kishte ish-presidenti amerikan për homologun e tij francez dhe nëse informacioni ishte i ndjeshëm.

Megjithatë, një përfaqësues i presidencës franceze sqaroi për revistën amerikane se nuk kishte asnjë pyetje për administratën Biden për informacion në lidhje me dokumentet e sekuestruara në resortin Trump në Florida.

Gjatë mandatit të tij në detyrë, Donald Trump pati një marrëdhënie mjaft të stuhishme me Emmanuel Macron.

Fillimisht ai tregoi se mbështet Marine Le Pen në zgjedhjet presidenciale të 2017. Madje e ftoi në Kullën Trump në Nju Jork dhe foli shumë për të në intervista.

Macron e ftoi kur u zgjodh në festimet e 14 korrikut në Paris. Trump iu përgjigj ftesës dhe ishte aq i impresionuar nga parada saqë kishte kërkuar një ngjarje të ngjashme në Uashington.

Vazhdimi ishte shpërthyes. Macron kërcënoi se do ta përjashtonte Trumpin nga një deklaratë e përbashkët e unitetit të G7. Edhe pse në vitin 2019 ai donte të rivendoste marrëdhëniet e tyre, duke i dërguar Trumpit një “pemë miqësie” për të mbjellë në Shtëpinë e Bardhë, situata nuk u përmirësua.

Në dhjetor të atij viti, Trump akuzoi Macron -in se kishte bërë komente “shumë, shumë të shëmtuara” në periferi të një samiti të NATO-s. Ish-ndihmësja e Trump-it, Stephanie Grisham, shkroi gjithashtu në librin e saj se Trump e quajti privatisht Macron-in një “zuskë” dhe e përçmoi presidentin francez si ” 60 KG zemërim “.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JU BËHEN DUART ME SHENJA TË KUQE? Kjo është arsyeja
Previous article PAMJE TË RËNDA/ Tentoi të hynte me dhunë në banesë, babai vret me armë ish-të dashurin e të bijës

s.autor

Postime të ngjashme

ALARMI POLAK PËR UKRAINËN: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit Botë

ALARMI POLAK PËR UKRAINËN: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit

ALARM NË MOSKË/ FSB nxjerr detajet e planit të Ukrainës me dronë ndaj aeroporteve ushtarake Botë

ALARM NË MOSKË/ FSB nxjerr detajet e planit të Ukrainës me dronë ndaj aeroporteve ushtarake

PËR HERË TË PARË/ SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit Botë

PËR HERË TË PARË/ SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT