• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇFARË U VENDOS/ Mbyllet takimi i nivelit të lartë të grupit G-7
Home
Nderkombetare

ÇFARË U VENDOS/ Mbyllet takimi i nivelit të lartë të grupit G-7

26 August, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai francez Emanuel Macron thanë se në takimin e Grupit G-7 në Francë kishte pasur unitet, megjithë mosmarrëveshjet që u manifestuan gjatë takimt që i mbizotëruan nga çështjet e tregëtisë, programi bërthamor i Iranit dhe zjarret që kanë përfshirë Amazonën. Ata folën në një konferencë shtypi në mbyllje të takimit.

Presidenti Trump foli për “një unitet të jashtëzakonshëm”, ndërsa zoti Macron tha se të gjitha palët “kanë arritur të gjejnë pika takimi”. Presidenti francez tha se shpresonte që të ketë një takim mes Presidentit Trump dhe atij iranian, Hasan Rouhani në javët e ardhshme.

“Ne jemi në një mendje që Irani duhet të respektojë detyrimet e veta bërthamore dhe të ketë një sjellje të përgjegjshme në Gji dhe të punojmë së bashku”. Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore dhe gjendja atje nuk duhet të dëmtojë stabilitetin e rajonit”, tha zoti Macron.

Presidenti Trump nuk konfirmoi nëse do të ketë një takim së shpejti por tha se nëse Irani ndryshon qëndrim që takim ishte i mundur. “Ne nuk po kërkojnë ndryshim të udhëheqjes (në Iran). Një gjë e tillë nuk ka funskionuar. Ne duam që të mos kenë armë bërthamore. Dhe mund ta arrijmë në një kohë të shkurtër. Dhe vërtet besoj se Irani mund të bëhet përsëri një vend madhështor. Do të doja që kjo të ndodhte. Por nuk duhet të kenë armë bërthamore.”

Zoti Trump hodhi poshtë më herët zërat për tensione të mundshme mes tij dhe presidentit francez Emmanuel Macron, pasi udhëheqësi francez u takua të dielën me ministrin e jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif. Ai tha se i kishte dhënë zotit Macron miratimin për ardhjen e zotit Zarif, por në konferencë për shtyp presidenti francez tha vetëm se e kishte informuar zotin Trump.

Presidenti Trump shprehu optimizëm para gazetarëve edhe për marrëveshje të mundshme tregëtare me Kinën, megjithëse kritikoi praktikat tregëtare të Kinës.

“Ndoshta duan ose ndoshta nuk duan një marrëveshje por unë mendoj se duan të arrijnë një marrëveshje. Nuk besoj se kanë rrugë tjetër. Dhe nuk e them këtë si kërcënim. Por nuk kanë alternativë”.

Udhëheqësit e G-7-ës kanë shprehur shqetësime për shkallëzimin e luftës tregëtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Zoti Macron tha se shpreson që udhëheqësit të tërhiqen nga një luftë tregëtare. Më herë të hënë, presidenti Trump tha se Kina kishte kontaktuar zyrtarët amerikanë të tregëtisë, duke u bërë thirrje të ktheheshin në tryezën e negociatave.

“Do të fillojmë bisedime shumë serioze. Të shohim se si do të shkojë”, tha zoti Trump. /Voa

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Po luhet ndeshja Inter-Lecce. Rezultati 1-0
Previous article ËSHTË NJERIU MË I PASUR NË ANGLI/ Miliarderi blen ish-klubin e Balotellit, rritet konkurrenca e kampionatit

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT