• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇFARË TREGOJNË SONDAZHET? Muaji i fundit i fushatës për Shtëpinë e Bardhë, dy kandidatët vazhdojnë takimet intensive
Home
Nderkombetare

ÇFARË TREGOJNË SONDAZHET? Muaji i fundit i fushatës për Shtëpinë e Bardhë, dy kandidatët vazhdojnë takimet intensive

5 October, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Ka mbetur vetëm një muaj deri në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara dhe demokratja Kamala Harris dhe republikani Donald Trump vazhdojnë fushatën intensive. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns i hedh një vështrim garës së kandidatëve për Shtëpinë e Bardhë që ka hyrë në fazën e fundit të saj.

Rivalët Donald Trump dhe Kamala Harris po përpiqen në muajin e fundit të fushatave të tyre që të fitojnë terren në komunitetet ku mund të kenë mbështetje më të vogël.

Sondazhet tregojnë se Nënpresidentja Harris gëzon mbështetje më të madhe mes votueseve gra. Gjatë një tubimi në Karolinën e Veriut, zoti Trump u zotua t’i mbronte gratë, për të cilat tha se janë më të varfra, me më shumë probleme shëndetësore dhe më pak të sigurta sesa kur ai ishte president.

“Po harxhojnë më shumë para për ushqimet dhe gjithçka tjetër se sa shpenzonin katër vjet më parë. Janë më të stresuara, më të dëshpëruara dhe të pakënaqura se sa ishin katër vjet më parë. Unë do t’i rregulloj të gjitha këto probleme”, u premtoi zoti Trump grave amerikane.

Qasja ndaj abortit është një nga arsyet se pse zoti Trump renditet pas demokrates Harris mes votueseve gra. Ai emëroi në Gjykatën e Lartë pjesëtarë që ndihmuan në dhënien fund të një ligji federal mbi 50 vjeçar për mbrojtjen e abortit.

Më shumë se njëzet shtete kanë vënë kufizime për abortin pas vendimit të Gjykatës së Lartë në vitin 2022, mes tyre edhe Xhorxhia. Zonja Harris tha në tubim se këto votime kanë të bëjnë me liritë e grave.

“Nuk është e nevojshme që dikush të braktisë besimin fetar apo bindjet e veta për të rënë dakord se shteti nuk duhet t’u tregojë grave se çfarë duhet të bëjnë. Gratë mund të zgjedhin vetë nëse duan të flasin me priftin, rabinin apo hoxhën. Pra nuk i takon qeverisë apo Donald Trumpit që t’u thotë grave se çfarë të bëjnë me trupin e tyre”, tha zonja Harris.

Por nga ana tjetër, republikani Trump kryeson mes votuesve burra.

Përpjekjet për të shtuar mbështetjen për zonjën Harris mes burrave përfshijnë edhe një reklamë nga “Projekti Linkoln” që është kundër zotit Trump. Reklama thotë se Harris është më e mira për klasën e mesme dhe u kërkon burrave të votojnë për të.

Ekonomia vazhdon të jetë çështja kryesore për shumicën e votuesve. Zoti Trump thotë se do të tërheqë investime të huaja dhe hapë më shumë vende pune.

“Kompanive dhe bizneseve më të mëdha të botës do t’u ofroj taksa më të ulëta, kosto më të ulët për energjinë, lehtësime për çështjet rregullatore dhe qasje falas në tregun më të mirë dhe më të madh në planet, por vetëm nëse produkti i tyre bëhet këtu në Amerikë”, tha zoti Trump.

Zonja Harris po premton një ndihmë prej 25 mijë dollarësh për blerësit e rinj të shtëpive.

“E di se çdo të thotë për njerëzit që punojnë pa pushim, kursejnë dhe kanë një ëndërr që ka të bëjë me dinjitetin e punës së tyre dhe investimin për të ardhmen e tyre, të ardhmen e familjes së tyre. Një investim në krenarinë e tyre, që me të drejtë e meritojnë për shkak të punës së tyre të palodhur”, tha zonja Harris.

Votimi i hershëm ka vazhduar tashmë në 23 shtete. Votuesja Maxine Maxim mbështet zonjën Harris.

“Kemi nevojë për një ndryshim. Kongresi dhe Shtëpia e Bardhë duhet të kenë kuptim. Duam të drejtat e grave”.

Votuesi Eugene Otteson mbështet zotin Trump.

“Më pëlqen dikush që mund të drejtojë një biznes. Ai dëshmoi se mund ta drejtojë vendin. Ende nuk e dimë se cilat janë qëndrimet e Kamalës”.

Ndërsa shumica e shteteve janë të vendosura se për kë do të votojnë, ka që të ngjarë që fituesi i zgjedhjeve të përcaktohet nga shtetet fushëbetejë si Miçigani, Uiskonsin, Pensilvania, Xhorxhia, Karolina e Veriut, Arizona dhe Nevada.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IZRAELI SHQYRTON HAKMARRJEN E TEHERANIT/ Biden: Ka alternativa përveç rezervave të naftës
Previous article IMPORTI I MISHIT TË DERRIT NGA BRAZILI/ Ministria e Bujqësisë del me njoftim të rëndësishëm

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival Botë

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

VRITET KOKA E ORGANIZATËS KRIMINALE VENEZUALE/ Trump konfirmon ekzekutimin e ‘Nino Guerrero’ nga një sulm ushtarak amerikan Botë

VRITET KOKA E ORGANIZATËS KRIMINALE VENEZUALE/ Trump konfirmon ekzekutimin e ‘Nino Guerrero’ nga një sulm ushtarak amerikan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT