• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Çfarë të thotë “i shkreti” Luli?!
Home
Politikë

Çfarë të thotë “i shkreti” Luli?!

7 September, 2021 s.autor Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kreu demokrat për 23 vite, dje në një dalje televizive në Euroneës Albania, në emisionin “Noë”, të Erla Mëhillit, ish-zëdhëse e tij, Berisha dha mesazhe të qarta. Berisha foli fort dhe pastër.

Ai tha se në rast se Lulzim Basha do ta prekte, atë “do ta gjente belaja”.

Gjithashtu argumentoi edhe shumë fakte të tjera, në lidhje me garën brenda PD-së, humbjen e zgjedhjeve, faktin se Lulzim Basha nuk e sillte dot në pushtet PD-në, e të tjera si këto.

Tani është momenti të flasë Luli.

Ndoshta vonë, por duhet të flasë. Ndoshta edhe pas Fatbardh Kadillit, pas Edvin Kullurit, pas Arben Ristanit, pas Agron Shehajt, pas shumë emrave që e kanë kundërshtuar gjatë këtyre tetë viteve. Pas Edith Harxhit, pas Ibsen Elezit, pas Arben Imamit, është koha që Luli të flasë.

Por, çfarë të thotë “i shkreti”?

Të thotë që do ta përjashtojë Berishën, nuk mundet, sepse ai ia dha përgjigjen e prerë dje. Në rast se do ta përjashtonte nga grupi parlamentar, Berisha do të dilte në aksion. Dhe Luli këtë e ka frikë. Sepse e di që askush në Partinë Demokratike nuk e do dhe është i emëruar atje vetëm nga Sali Berisha.

Të flasë dhe të thotë “nuk e përjashtoj Sali Berishën”. Ç’të thotë “i shkreti”. Ka frikë se i shkojnë amerikanët tek dera dhe i thonë “Ti je i  paburrë, je pa kurajo, jo pa peshë politike, thjeshtë dhe vetëm një klloun që vjen vërdallë në oborrin e PD-së dhe e përdor këtë të fundit për interesa personale dhe të familjes”. Atë që mediat dhe shumë njerëz e kanë thënë ditë pas dite.

Çfarë të thotë Luli? Se ka fituar zgjedhjet? Apo se nuk mundi që bashkë me LSI-në ta çonin Ramën në opozitë?

Asgjë nuk ka çfarë të thotë. Thjeshtë dhe vetëm sesi mori PD-në, për t’u bërë kryetar. Sesi shkatërroi të paktën dhe atë pikë demokraci që kishte ngelur atje brenda, me zgjedhjen e strukturave drejtuese. Sesi pasuria e tij dhe e familjarëve të tij janë shtuar me miliona dollarë.

Çfarë të thotë “i shkreti” Luli?

Berisha në njërin krah, amerikanët në krahun tjetër.

Hallet e familjes, po nuk e lënë. Përfshirë pasuritë që e mbajnë peng.

Partinë do ta përdorë vetëm për të shtuar të ardhurat, pa firmosur gjëkundi.

Një herë flet për një çështje, një herë nuk flet.

Njerëzit i tradhëton, i lë në beteja rrugës.

Me Edi Ramën ka dëshirë të bashkëqeverisë, por tani as ky I fundit nuk e merr më në qeveri. Por, I thotë “hajde se do bashkëqeverisim nga parlamenti”. E të tjera si këto.

Është në hall të madh Lulzim Basha.

Por, çfarë mund të thotë ai?

Në fakt ka shumë për të thënë. Është koha që të flasë. Të thotë diçka. Qoftë edhe nga ato “gomarllëqet” që thotë kur do të gënjejë dhe nuk i përsërit dy herë njësoj.(CNA.al)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Genc Pollo është shembulli, pse nuk hap njeri gojë në PD
Previous article AKSIDENT TE KOPSHTI BOTANIK NË TIRANË/ Motori përplaset me makinën, drejtuesit të dy policë

s.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit Politikë

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT