Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të mblidhet sërish ditën e nesërme për të shqyrtuar masat për parandalimin e pandemisë Covid-19.
Në mbledhjen e fundit, ditën e premte, Komiteti Teknik vendosi të mos aplikojë asnjë masë shtesë, apo të mos përforcojë masat aktuale,.
Që prej mbledhjes së fundit, në vend është vënë re një rënie e lehtë e rasteve të reja të infektimeve, por numri i viktimave ka qenë tepër i lartë, duke vendosur edhe rekordin e zi, këtë të dielë me 21 jetë të humbura.
Ndonëse nuk dihet se çfarë vendimi do të marrë Komiteti Teknik ditën e nesërme, ndër masat që mund të preken janë transporti publik, kalimi i shkollave online, baret dhe restorantet, si dhe fasha e orarit të karantinës që aktualisht është në 20:00.


