• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇFARË PRET SHQIPËRIA NGA BE-JA? Si do bëhet dyfishimi i ekonomive në Ballkan brenda 10 vitesh
Home
Politikë

ÇFARË PRET SHQIPËRIA NGA BE-JA? Si do bëhet dyfishimi i ekonomive në Ballkan brenda 10 vitesh

17 October, 2023 s.autor Breaking News, Politikë

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen bëri një deklaratë për dyfishimin e ekonomive të Ballkanit Perëndimor në 10 vite, për t’u afruar kështu me mesataren e të ardhurave të BE-së.

Ajo gjithashtu premtoi 6 miliardë euro, nëse vendet fillojnë bashkëpunimin e plotë dhe zbatimin e reformave. Ekspertët shprehen se plani i ri i rritjes, siç është pagëzuar, bazohet në katër shtylla kryesore

“E gjitha kjo bazohet në katër shtyllat që u dhanë si orientim, ku e para ishte krijimi I një tregu unik digjital I cili nëpërmjet përdorimit të teknologjisë dhe investimeve për të, të mundësojë çlirimin e atyre potencialeve që nuk kanë nevojë për afërsi fizike. Më tej është inkurajimi i atyre bashkëpunimeve ekonomike që vendet e Ballkanit i kanë me njëri-tjetrin, vazhdimi i reformave, siç është reforma në drejtësi dhe nga ana tjetër prokurimet publike ku theksi kryesor u vu tek korrupsioni”, tha Eduart Gjokutaj.

Kryeministri Edi Rama përpara liderëve evropianë procesin e marrjes së fondeve nga BE, e cilësoi të vjetërsuar. Shqipëria është e treta për projektet e financuar me kredi nga BE dhe e katërta për marrjen e granteve. Ekspertët thonë se problemi duhet zgjidhur fillimisht së brendshmi

“Këtu lidhet me detyrat e shtëpisë, pasi që të aplikosh për të marrë projekte duhet të jesh shumë i përgatitur me kapacitetet e brendshme me mënyrën se si janë të ndërtuara këto lloj procedurash dhe me zbatimin e legjislacionit të vendeve përkatëse. Është njësoj si të shkosh në bankë dhe të plotësosh formular dhe kritere që banka të vendos për projektet e tua. Këtu Shqipëria ka dobësi, pasi nuk ka përfituar shumë projekte qoftë për shkak të mënyrës se si janë konceptuar apo mënyrës se si korrupsioni ka ndikuar”, tha Gjokutaj.

Fondet e dhëna nga BE në gati 10 vite përbëjnë pothuajse 11% të PBB-së së rajonit. Kështu angazhimi financiar që kërkohet për përshpejtimin e integrimit ekonomik sipas ekspertëve duhet të rritet dhe të kanalizohet në sektorë të tjerë

“Zgjerimi i portofoleve për të investuar në sektorë të tjerë siç është bujqësia, e cila nuk ka nevojë vetëm për subvencionime nëpërmjet fondeve të IPARD, por nga ana tjetër edhe të rrisë produktivitetin dhe vlerën e shtuar”, tha Gjokutaj./tch

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË SHKRUAJE NË FERRIN E KOMUNIZMIT, THUAJSE..."/ Kadare pak para nderimit nga Macron: Librat e mi, pasuri për popullin
Previous article LUFTA/ Sulmet izraelite godasin spitalin e Gazës, dyshohet për qindra viktima

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT