• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇFARË PO NDODH? Zyrtari i lartë amerikan drejt Kinës për bisedime me ministrin e Jashtëm
Home
Nderkombetare

ÇFARË PO NDODH? Zyrtari i lartë amerikan drejt Kinës për bisedime me ministrin e Jashtëm

23 August, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Presidentit Joe Biden, Jake Sullivan, do të udhëtojë drejt Kinës javën e kaluar për bisedime me ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi, sipas disa personave në dijeni të çështjes.

Bisedimet pritet të përfshijnë mundësinë e mbajtjes këtë vit të një takimi mes Presidentit Biden dhe atij kinez Xi Jinping.

Ky do të jetë udhëtimi i parë në Kinë për zotin Sullivan, në detyrën e këshilltarit të sigurisë kombëtare. Takimet janë planifikuar në kuadrin e një serie shkëmbimesh diplomatike të nivelit të lartë, që synojnë stabilizimin e marrëdhënies SHBA-Kinë.

Bisedimet, që përshkruhen si të natyrës së gjerë dhe strategjike, do të bëhen pasi Kina pezulloi diskutimet me Shtetet e Bashkuara për çështjet bërthamore dhe sigurinë. Kina njoftoi në korrik se ka ndalur bisedimet që pati filluar me Uashingtonin për kontrollin e armëve.

“Shtetet e Bashkuara do të dëshironin të thellonin diskutimet për stabilitetin strategjik, por kinezët ngurojnë. Ata do të preferonin të diskutonin rreth arritjes së një marrëveshjeje për përdorimin e armëve bërthamore vetëm në rrethanat e kundërpërgjigjes ndaj një sulmi bërthamor. Por, Shtetet e Bashkuara nuk janë të gatshme për një doktrinë të tillë”, i tha Zërit të Amerikës ish-analisti i CIA-s Dennis Wilder, tashmë profesor në Universitetin Georgetown.

“Si rezultat, ka patur një lloj ngërçi, me pak progres të bërë në takimet e pakta të grupeve të punës që janë bërë”, tha ai./Voa/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBËSHTETËN USHTRINË RUSE/ SHBA sanksione ndaj 400 firmave dhe individëve
Previous article HAP SIPARIN "LIN FESTIVAL"/ Prefekti Jole: Promovim për atraksionet e qarkut duke evidentuar vlerat e pasura etno-kulturore

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT