NJU JORK/TEHERAN – Vijojnë zhvillimet pas një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, mjaft të përçarë, për të diskutuar me kërkesë të SHBA, për cështjen e Iranit ku qeveria organizoi sot tubime të reja.
KAJRO – Koptët e Egjiptit festojnë Krishtlindjen në masa të larta sigurie, pas një viti mjaft tragjik për pjesën më të madhe të komunitetit kristian të Lindjes së Mesme.
KAMP DAVIS (SHBA) – Presidenti amerikan, Donald Trump vijon konsultime joformale me liderë republikanë të Kongresit, ku Paul Ryan dhe Mitch McConnell si dhe me disa anëtarë të kabinetit të tij. Bisedimet kanë në fokus legjislativet për muajt e ardhshëm.
BERLIN – Përfundon takimi i partisë CSU, krahu bavarez i konservatorëve të Angela Merkel para fillimit të dielën të negociatave me social-demokratët për formimin e qeverisë në Gjermani.
GOSLAR (Gjermani) – Takim në Gjermani mes ministrit gjerman dhe turk të Punëve të Jashtme, Sigmar Gabriel dhe Mevlüt Cavusoglu, në kuadër të përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe.
AMAN – Takim për çështjen e Jeruzalemit të ministrave të Punëve të Jashtme të gjashtë vendeve arabe.
/“ATA”