Hetimet për dosjen e abuzimeve te Rrugët, pas arrestimit të Dashamir Xhikës dhe Andi Tomës, arrijnë edhe në nivele të larta.
Burime pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda konfirmuan se një ish-ministër është nën hetim për korrupsion. I njëjti burim saktëson se ish-ministri që po hetohet është ai i LSI, Edmond Haxhinasto, i cili ka mbajtur postin e ministrit të Transporteve për tre vite radhazi. Ai u emërua ministër i Transporteve në shtator 2013, ndërsa dha dorëheqjen në shtator 2016. Në vend të tij u emërua Sokol Dervishaj.
Ish-ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto po hetohet për abuzimet me rrugën Tiranë- Elbasan e cila edhe pse ka nisur të ndërtohet që në vitin 2011, ende nuk ka përfunduar, ndërsa nuk kanë munguar fondet nga buxheti i shtetit për këtë segment.
Hetimet i udhëheq prokurorja Elisabeta Imeraj. Ndërkohë procedimi i Xhikës dhe Tomës për rrugën Elbasan-Gjinar, i kalon Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Deri tani të arrestuar 11 persona për këtë hetim për abuzime me detyrën, të cilët i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 5.3 miliard lekë.
Diciturë: Z. Haxhinasto ne sallen e gjykates se Elbasanit duke ndjekur nga afer procesin ndaj ish drejtorit te Rrugeve, Dashamir Xhika.



