• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇFARË PO NDODH NË KUFI ME SHBA? Kamionistët kanadezë bllokojnë kufirin, rrezikohet…
Home
Nderkombetare

ÇFARË PO NDODH NË KUFI ME SHBA? Kamionistët kanadezë bllokojnë kufirin, rrezikohet…

12 February, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Administrata e presidentit Biden po i kërkon qeverisë kanadeze të kryeministrit Justin Trudeau që të përdorë kompetencat e saj federale për t’i dhënë fund bllokadës së kamionëve nga kanadezët që protestojnë kundër kufizimeve për COVID-19, që ka detyruar industritë e automjeteve në të dyja anët e kufirit të ndërpresin ose të pakësojnë prodhimin.

Për të katërtën ditë me radhë shoferë të shumtë kamionësh që po marrin pjesë në protestë, kanë bllokuar Urën e Ambasadorëve që lidh qytetin Uindsor të Ontarios me Detroitin.

Bllokimi po detyron kompanitë e prodhimit të automjeteve si Ford dhe General Motors të mbyllin disa nga fabrikat dhe të pakësojnë prodhimin në të dyja anët e kufirit.

Shtëpia e Bardhë tha se Sekretari i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas dhe Sekretari i Transportit Pete Buttigieg biseduan me homologët e tyre kanadezë dhe u kërkuan që të ndihmojnë për t’i dhënë zgjidhje situatës.

Kryeministri Trudeau mbajti një takim virtual me udhëheqësit e opozitës kanadeze të enjten vonë dhe tha se kishte folur me kryetarin e bashkisë të Uindsorit. Zyra e tij tha se ekziston vullneti për të bërë gjithçka që duhet për t’i dhënë fund bllokimit.

Ndërkohë kryeministri konservator i Ontarios, Doug Ford, ndërpreu fondet për protestat duke i kërkuar një gjykate ngrirjen e miliona dollarëve dhurime për autokolonën e kamionëve që po mblidheshin përmes një faqeje në internet. Kompania Ford i ka dënuar me forcë protestat.

“Dëmi ekonomik i shkaktuar është i madh, dhe duhet të marrë fund,” tha kryebashkiaku i Uindsorit, Drew Dilkens.

Ura e Ambasadorëve është pika më e ngarkuar e kufirit SHBA-Kanada, ku realizohet 25% e gjithë tregtisë midis dy vendeve dhe pasojat e bllokadës u ndjenë menjëherë.

Në Shtetet e Bashkuara, autoritetet po përgatiten për mundësinë e protestave të ngjashme frymëzuar nga kanadezët.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara thotë se ka marrë raporte njoftime se shoferët e kamionëve po planifikojnë “të bllokojnë rrugët në qytete kryesore të mëdha” të vendit në shenjë proteste kundër mandateve të vaksinave dhe për çështje të tjera.

Agjencia tha se bllokimi në Amerikë mund të fillojë në Kaliforninë Jugore që në fillim të kësaj fundjave, ndoshta duke penguar trafikun për finalen e kampionatit të futbollit amerikan, Super Bowl dhe të arrijë në Uashington në mars në kohën kur presidenti Biden planifikon mbajtjen e fjalimit për gjendjen e vendit, sipas informacionit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare që u sigurua nga agjencia Associated Press./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BROJA SFIDON RONALDON/ Sulmuesi i Kombëtares kërkon rekordin historik me Sauthemptonin
Previous article "BËNI Ç'TË DONI, NDAÇ NDAHUNI..."/ Ermal Mamaqi mesazh Beatriksës: Ishte shaka...

s.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë Botë

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë

TMERR NË FLORIDA/ Uragani Isaias godet vendin, mbi 850 mijë familje pa energji elektrike. Një grua humb jetën Botë

TMERR NË FLORIDA/ Uragani Isaias godet vendin, mbi 850 mijë familje pa energji elektrike. Një grua humb jetën

PAMJE DRAMATIKE NGA PANAMAJA/ Tërmeti i fuqishëm shemb ndërtesa dhe një katedrale Botë

PAMJE DRAMATIKE NGA PANAMAJA/ Tërmeti i fuqishëm shemb ndërtesa dhe një katedrale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT