• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇFARË PO NDODH NË KRYEMINISTRI? Rama takohet me ambasadorët e BE-së
Home
Politikë

ÇFARË PO NDODH NË KRYEMINISTRI? Rama takohet me ambasadorët e BE-së

12 November, 2025 s.autor Politikë

Kreu i qeverisë Edi Rama po zhvillon një takim këtë të mërkurë, më 12 nëntor, në ambientet e Kryeministrisë me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, të akredituar në Shqipëri. Në këtë takim merr pjesë edhe ambasadori i Italisë në vendin tonë, Silvio Gonzato.

Motivet e këtij takimi nuk dihen ende. Megjithatë një nga temat e diskutimit mund të jetë progresi i Shqipërisë në procesin e integrimit europian, si dhe për thellimin e bashkëpunimit mes vendit tonë dhe institucioneve të Bashkimit Europian.

Pak më herët këtë mëngjes, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një takim online me 27 ambasadorët shqiptarë të akredituar në 27 vende të Bashkimit Europian. Ministrja thotë se në fokus të këtij takimi ishte një fazë e re koordinimi e bashkëveprimi në funksion të ofensivës diplomatike e kombëtare të Integrimit.

“27 ambasadorët tanë të akredituar në 27 vende të Bashkimit Europian, nisim një fazë të re koordinimi e bashkëveprimi në funksion të ofensivës diplomatike e kombëtare të Integrimit.”, shkruante Spiropali krahas fotove nga ky takim online. Megjithatë nuk dihet nëse dy takimet kanë lidhje njëri me tjetrin.

Nesër mbledhje e përbashkët e qeverive Itali-Shqipëri

Ndërkohë po ashtu kujtojmë se ditën e enjte, më 13 nëntor, qeveritë e Shqipërisë dhe Italisë do të takohen për një samit dypalësh, që do të zhvillohet nga ora 09:00 deri në 13:00, në Romë.

Delegacionet do të jenë të përbëra në formatin 1+10, duke përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe deri në 10 ministra, me pjesëmarrje minimale prej 5-6 ministrash, sipas fushave të përbashkëta të bashkëpunimit.
Agjenda e samitit parashikon fillimisht një takim bilateral ndërmjet ministrave sipas sektorëve të tyre, ku do të shqyrtohen projektet dhe bashkëpunimet aktuale.

Pas kësaj, do të zhvillohet një bisedë direkte ‘kokë më kokë’ mes krerëve të dy vendeve, për të diskutuar prioritetet strategjike dhe çështjet më të rëndësishme.

Më pas, kryeministri dhe ministrat e të dy vendeve do të mbajnë një takim të përbashkët, ku do të shqyrtohet zbatimi i marrëveshjeve ekzistuese dhe identifikimi i projekteve të reja bashkëpunimi në sektorë si energjia, infrastruktura, tregtia dhe turizmi. Delegacionet gjithashtu do të marrin pjesë në një drekë pune, që do të shërbejë si mundësi për diskutime më të thella dhe shkëmbim përvojash.

Një pjesë e rëndësishme e agjendës do të jetë nënshkrimi i marrëveshjeve të reja, duke formalizuar bashkëpunimet dhe duke krijuar baza për projekte konkrete të përbashkëta.

Samiti pritet të forcojë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe të ndihmojë koordinimin e politikave qeveritare në fusha kyçe ekonomike dhe sociale. Ai ofron mundësi për diskutime intensive mbi investimet, zhvillimin e turizmit dhe projekte të përbashkëta infrastrukturore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJE NGA ATENTATI NË RINAS: Kamerat nuk kanë filmuar, rruga nga Nikla pa energji elektrike
Previous article SHOQËRONTE GILMANDO DANIN/ AMP nis hetimet për Muçin, bën NJOFTIMIN e papritur: Kemi nisur...

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT