• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇFARË PO NDODH/ Misteri i djalit të gjyqtarit, Dritan Gardica të kapur me 1 ton kokainë dhe 1.5 milionë € në Spanjë
Home
Breaking News

ÇFARË PO NDODH/ Misteri i djalit të gjyqtarit, Dritan Gardica të kapur me 1 ton kokainë dhe 1.5 milionë € në Spanjë

2 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vijon të mbetet mister identiteti i dy bosëve shqiptarë të arrestuar në Spanjë për ngarkesën 1 ton kokainë e ardhur nga Kolumbia në vendin iberik. Mediat spanjolle i kanë identifikuar dy trafikantët shqiptar si Dritan Gradica dhe Julian Deblini. Policia spanjolle tha  dy ditë më parë se banda e trafikut të kokainë drejtohej nga dy shqiptarë.

Teksa mediat spanjolle shkruajnë se autoritet spanjolle kanë kërkuar informacion nga pala shqiptare për lidhjet e tyre në vendin tonë, nga ana e Policisë Shqiptare nuk jepet asnjë informacion për identitetin e tyre. Nga verifikimet e bëra rezulton në Shqipëri me këtë identitet vetëm një shtetas. Dritan Gradica, që korrespondon me identitetin e të arrestuarit në Spanjë, është 43 vjeç lindur në Kukës dhe banues në Tiranë.

Ai rezulton se është djali i ish-gjyqtarit të Apelit, Shaqir Gradica, i cili tashmë ka dalë në pension. Gjyqtari Gradica është një personazh i njohur në sistemin e drejtësisë me një karrierë të gjatë në gjyqësor si pjesë e Gjykatave të Apelit.

Pasi u kontaktua me telefon ish-gjyqtarin Gradica, që tashmë punon si avokat i lirë, por ai ka mohuar që personi i kapur në Spanjë është djali i tij. Dyshimet e ngritura deri më tani janë se një tjetër person të ketë përdorur identitetin e Dritan Gradicës.

Por kjo pistë do të mbetet mister deri në momentin që Policia e Shtetit do të veprojë për zbardhjen e kësaj ngjarje, apo të paktën do të informojë opinionin publik nëse ka ndërmarrë ndonjë hap për të identifikuar dy shtetasit shqiptar të arrestuar në Spanjë si bosët e trafikut të një ton kokaine.

Nga burime konfidenciale, eshte arritur të mësohet se shtetasi Dritan Gradica rezulton të ketë hyrë me makinë në Shqipëri në datën 18 janar 2018 nga pika e Kakavijës. Vetëm 8 ditë më vonë në datën 26 janar, po nga e njëjta pikë kufitare është larguar sërish por këtë herë në këmbë dhe jo me makinë.


Sa i përket shtetasit Julian Deblini, i identifikuar si shqiptari i dytë i arrestuar. Ky emër nuk rezulton i regjistruar në Regjistrin e Gjendjes Civile. Për këtë shtetas ka dyshime se ai është me kombësi shqiptare por shtetas kosovar.

Që prej tre ditësh mediat spanjolle vijojnë të shkruajnë për operacionin “Start”, ku u kapën 1 ton kokainë dhe 1. 5 milionë euro. Ky rrjet drejtohej nga shqiptarët, të cilët sipas mediave spanjolle kishin arritur të bënin pjesë të organizatës dhe punonjës të një aeroporti në Kolumbi nga ku nisej kokaina.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Buzëqesh Real Madridi, belgu i thotë Chelsea se dëshiron të largohet falas
Previous article Ndihmoi skuadrën për t'u kualifikuar në Champions, klubet angleze "çmenden" pas yllit brazilian

F.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova Aktualitet

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla… Aktualitet

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla…

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT