Fundjava për shumëkënd është një moment relaksi, por nuk ka qenë e tillë për 6 persona në kryeqytet të cilët kanë rënë pre e grabitësve.
Sipas komunikatës zyrtare të botuar në faqen e policisë së shtetit vetëm gjatë së dielës në Tiranë ka pasur 6 vjedhje mes të cilave 3 banesa. Gjatë fundjavës në të gjithë vendin janë shënuar 31 vjedhje.
Rastet e vjedhjeve në kryeqytet gjatë së dielës:
Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 17.06.2018, shtetasi D.Z., vjeç 33, banues në Tiranë, kallëzon se në Sauk, para magazinës së një firme, ku është punonjës, në mjetin tip “Fiat”, i kanë vjedhur një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 17.06.2018, në rrugën “Hasan Sufa”, në banesën e shtetasit B.Z., vjeç 45, kanë vjedhur disa bizhuteri dhe sende me vlerë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autori. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 17.06.2018, gjatë natës, në rrugën “Myslym Shyri”, kanë vjedhur banesën e shtetases K.K., vjeçe 61, ku kanë marrë disa bizhuteri dhe një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 17.06.2018, në rrugën “Llazi Miho”, shtetasit V.K., vjeç 72, banues në Tiranë, i kanë vjedhur motorin “Papaq”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 17.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.H., vjeç 50, banues në Tiranë, pasi në fshatin Mëzes, ka vjedhur 20 pllaka bakri. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 17.06.2018, në fshatin Marikaj, në lokalin e shtetasit L.Z., vjeç 27, banues në Tiranë, i kanë vjedhur 6 televizorë plazma. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
18/06/2018
Përveç krimeve në familje dhe dhunës, në Shqipëri ka edhe shuë raste vjedhjesh, ku zakonisht shohim vjedhjet nëpër dyqane, argjendari dhe pika këmbimi.
Më të rralla janë ato në shtëpi dhe pikërisht një rast të tillë do sjellim më poshtë.
Një familje në fshatin Vidhishit nga Fieri ka kapur hajdutin dhe e kanë rrahur derisa ia kanë dorëzuar policisë.
Burri rreth të 40-ave është kapur brenda shtëpisë ku kishte hyrë për të grabitur, por familjarët e kanë dëgjuar, e më pas i kanë dhënë një mësim që do e mbajë mend gjatë.
18/06/2018
Gjatë orëvë të para të mëngjesit të sotëm është bërë e mundur kapja e katër personave të maskuar dhe të armatosur që po tentonin të grabisinin kasafortën e një biznesi të madh në kryeqytet. Sipas të dhënave nga polica.
Grabitësit janë kapur në zonën e Saukut. Në automjetin me të cilin udhëtonin janë gjetur armë, kapuça, doreza dhe sende të cilat dyshohet përdoreshin për hapjen e braveve të dyerve të bizneseve dhe kasafortave.
Operacioni është zhvilluar nga forcat e komisariat nr 1. Ndërkohë po bashkëpunohet dhe me komisariatet e tjera të kryeqytetit për të zbuluar nëse ky grup ka lidhje me grabitje të tjera kasafortash të ndodhura gjatë tre muajve të fundit në Tiranë. Identitetet e të arrestuarve momentalisht nuk bëhen të ditura.