Ditët e fundit kanë pasur fokus skandalin e tjetërsimit të pronave në Lezhë, si dhe trafikimin e klandestinëve për në SHBA dhe Kanada. Për të dyja rastet pati grupe të mëdha të arrestuarish, pjesë e të cilëve ishin edhe gra. Duket se barazia gjinore po nxit barazinë e pjesëmarrjes në krime…
Nga shefja e hipotekës që kishte qënë e dënuar dhe herë tjetër, tek rasti i një 55 vjeçareje që qëndronte në krye të bandës së falsifikimit të dokumentave.
Trafikimi i klandestinëve: Nga e hetimet e deritanishme ka rezultuar se shtetësja LIRI MUÇOLLARI, 55 vjeçe, lindur në Çorovodë e banuese në Tiranë, qendronte në krye të bandës së falsifikatorëve të pasaportave. Kjo bandë transportonte persona klandestine, kryesishtë, Britani e Madhe, Kanada. kundrejt shumave deri në 25 mijë dollarë për pasaportë.
Së bashku me të e arrestuar tjeter femër ishte edhe Leonora DUSHKU, 33 vjeçe, banuese në Lezhë.
Skandali i tjetërsimit të pronave: Një grup i madh personash janë përfshirë në skandalin me tjetërsimin e pronave sot në Bashkinë Lezhë, mes tyre edhe dy gra.
Zyrtarët duke abuzuar me detyrën kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.
Juxhina Mema, mbante detyrën e ish – specialiste në Drejtorinë e Bujqësisë në Bashkinë Lezhë.
JUXHINA MEMA vetëm 25 vjeçe, e diplomuar për fizioterapi, ka punuar gjithashtu si specialiste pranë Kadastrës gjatë kohës që janë kryer abuzimet me pronën.
25-vjeçarja nga Gramshi është lënë në masën e “Arrest shtëpie” në banesën e saj në Gramsh.
Po në këtë çështje, është edhe 58-vjeçarja GJELINA BAZAJ, me detyrë Drejtoreshë e Drejtorisë së Bujqësisë në Bashkinë Lezhë.
Ndaj saj është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” nën akuzë për skandalin me tjetërsimin e pronave në zonën e “Ranës së Hedhun” në Lezhë. Por ajo që bie në sy është se kjo zyrtare rezulton me precedentë dhe bëhet fjalë për një vepër të ngjashme penale.
Në vitin 2013, ajo është akuzuar dhe dënuar për “shpërdorim detyre”.
Aso kohe ajo ka shpërdoruar detyrën duke nxjerrë dokumente false për disa shtetas sikur figuronin të patrajtuar me pronë. Në këtë mënyrë ajo u shpërndau toka padrjetësisht 4 personave.
Në atë kohë, Bacaj ishte zyrtare e Komunës së Shënkollit dhe ka lëshuar vërtetime për personat.
“Nga këqyrja e këtyre vërtetimeve, është konstatuar se ato janë nënshkruar nga Gjelina Bacaj, me cilësinë e përfaqësueses së Komunës Shënkoll dhe SH.G., me cilësinë e përfaqësuesit të SAMT Lezhë”, thuhet në materialin e prokurorisë të asaj çështjeje.
Vërtetimet mbajnë vulën e Komunës Shënkoll dhe të Këshillit të Qarkut të Lezhës. Mbi vendimin e Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Lezhë, eksperti kriminalistik i Drejtorisë së Policisë Shkencore Tiranë, me akt ekspertimin grafik “shkrimi e nënshkrimi”, nr. 2252, datë 27.02.2013, ka konkluduar se dorëshkrimet e plotësimeve ndërmjet teksteve në vërtetimet e lëshuara në emër të të pandehurve Z.N. dhe K.B. janë shkruar nga shtetasja Gjelina Bacaj.
Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2013 ndërkoh, vetëm katër ditë më parë (16/03/2018) Policia e Lezhës njoftoi arrestimin e 12 zyrtarëve për mashtrim me tokat, ku në pranga është vënë ndër të tjerë GJELINA BACAJdhe kryebashkiaku i Lezhës, FRAN FRROKAJ.
Zyrtarët duke abuzuar me detyrën kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.
Masakra me pronat tek Gjiri i Lalzit
Shpresa Merdita me detyrë ish- punonjëse e zyrës së Urbanistikës në ish- Komunën Ishëm, aktualisht avokate në Durrës e datëlindjes 20.04.1970, lindur dhe banues në lagjen nr. 18, Rruga “Zeus” Durrës, e dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259 -25 të Kodit Penal, me vendimin Nr. 44 datë 08.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.
Një tjetër e arrestuar për të njëjtat akuza është Ornela Shemlikaj nga fshati Ishëm. Ornela SHemlikaj është punonjëse në Bashkinë Durrës.
Ornela Shëmlikaj me detyrë sekretare arshivë protokoll në ish- Komunën Ishëm, aktualisht në detyrë në Njësinë Administrative Ishëm, e datëlindjes 18.03.1994.
Shëmlikaj ka lindur dhe është banuese në Ishëm Durrës, duke u bazuar në akuzat e mësipërme është caktuar masë sigurimi “Arrest në Burg” të parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.
Raste të ngjashme:
Adriana Shehu: Ish-Drejtoresha e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Sarandë, është arrestuar me akuzën për shpërdorim detyre. Nje ekzekutim i urdhrit te prokurorise lokale, e cila ka ngritur akuzen e shpërdorimit të detyrës dhe përfshirjes në fushatë elektorale ndaj Adriana Shehut.
Ajo më vonë është lënë e lirë kundrejt garancisë pasurore.
Luli dhe Adelia Makashi, nënë e bijë që mashtruan me vizat kanadeze:
27 persona në qytete të ndryshme të vendit denoncuan për shtetaset në fjalë , skemë mashtrimi pas denoncimit të bërë nga ato. Luli dhe Adela u kanë premtuar personave të ndryshëm se do t’u siguronin dokumente punësimi dhe studimi për në Kanada, Australi, Angli e në disa vende të ndryshme jashtë shtetit, kundrejt shumave të konsiderueshme parash, të cilat varionin nga 2500 euro deri në 20 mijë euro (në disa raste edhe me dollar). Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin me 10 vite burg per Lule Makashi dhe 8 vite burg për vajzën e saj Adela Makashi, pasi kanë mashtruar qytetarët me vizat e punësimit.
AlpeNews.al










