• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇFARË PO NDODH ME GRABITJET/ Kush janë “SKIFTERËT SHQIPTARË” që po bëjnë “NAMIN” dhe TERRORIZOJNË… (RASTET)
Home
Ekskluzive

ÇFARË PO NDODH ME GRABITJET/ Kush janë “SKIFTERËT SHQIPTARË” që po bëjnë “NAMIN” dhe TERRORIZOJNË… (RASTET)

21 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Fenomeni i “grabitjeve”, nuk është diçka që po lind sot. Por kur ky i fundit, sa vjen dhe bëhet më i rëndë  kur si e tillë kalon në terror dhe panik në vend. Të ashtuquajturit “skifterë” shqiptar, kanë thuajse një muaj që janë në faqet e para të mediave të huaja, duke u lakuar edhe gjithmonë e më shumë.

Nga të “tmerrshmit e kasafortave”, tek shqiptarët e plot 72 grabitjeve, rastet si mëposhtë:
Gjuetarët e Kasafortave:

U bënë të njohur pak ditë më parë si hajdutët e kasafortave, por anëtarët e këtij grupi kriminal ishin kthyer në tmerr për biznese të ndryshme në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të vendit

Policia arrestoi 5 persona, si dhe sekuestroi automjete, armë zjarri, lëndë narkotike, veshje, portofola dhe disa pajisje të tjera të përdorura për realizimin e grabitjeve.

Gjatë këtij operacioni u arrestua edhe një ish-punonjës policie, Engrid Hënaj, 31 vjeç, i cili kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu, i dënuar për “shpërdorim detyre”.

Katër të arrestuarit e tjerë ishin:

Saimir Kuçi, 35 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje me armë;

Elton Lika, 35 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje me armë;

Valmend (Gjon) Pelivani, 27 vjeç, dënuar më parë për vjedhje;

Donald Ahmetaj, 28 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje;

Dy prej të arrestuarve, Elton Lika dhe Saimir Kuçi, dyshohet të jenë drejtuesit e grupit kriminal që kryente grabitjen e bizneseve dhe banesën e një biznesmeni në zonën e Kamzës. Lika dhe Kuçi kanë qenë të dënuar edhe më parë për vjedhje me armë, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal prej 8 personash.

Ata u arrestuan për herë të parë më 13 dhjetor të vitit 2009, gjatë operacionit të koduar “Hijet e Natës”, për një seri vjedhjesh të bizneseve të mëdha dhe gjobëvëniesh.

Elton Lika dyshohet të ishte një nga autorët e vjedhjes së bujshme të biznesmenit të ndërtimeve I.Ç., të cilit i morën në banesë kasafortën me 340 mijë euro, 5 mijë paund dhe 13.4 milionë lekë të rinj.

Pesë skifterët shqiptarë që terrorizuan Athinën, plot 72 vjedhje

Policia greke ka zbuluar identitetet dhe fotot e 5 shqiptarëve të arrestuar për një sërë grabitjesh në vendin fqinj.

Sipas policisë helene të rinjtë shqiptarë kryenin grabitje nëpër shtëpi.  Shqiptarët janë arrestuar rreth 1 javë më parë.

5 të arrestuarit akuzohen për plot 72 vjedhje në Athinë

Ata janë Marjus Dedolli, Gertian Vrushaj, Panajot Mahmutaj, Radjon Harizi dhe Endrit Tahiri.

Endrit TAHIRI

Panajot MAHMUTAJ

Laskey GKIKOULI

Gertian VRESHTAJ

Marjus DEDOLLI

Grupi shqiptar i grabitësve të dhunshëm, terrorizonin edhe fëmijër

Një grup tjetër shqiptar i përfshirë në grabitje të specializuara të banesave në Spanjë është goditur nga policia vendase.

Në kuadër të operacionit ‘Habitat Butrinto’, agjentët e Gardës Civile kanë shpërbërë grupin kriminal të shtetasve shqiptarë, të specializuar në kryerjen e plaçkitjeve me dhunë të shtëpive të banuara. Hetimet filluan majin e kaluar, pas një grabitjeje të dhunshme me armë zjarri.

Gjatë grabitjes, brenda ishin pronarët, dy fëmijët e tyre dhe punëtorët. Pas përplasjes me armë, u plagos pronari i banesës, ndërsa autorët për disa minuta grabitën paratë dhe bizhuteritë.

Si rezultat i hetimit, agjentët identifikuan disa nga autorët e krimit, të cilët ishin përfshirë edhe në katër sulme të tjera në Madrid dhe Barcelonë.

Grupi ishte shumë i dhunshëm i përbërë nga 4 burra me origjinë shqiptare, ndërsa aksionet e tyre i bënin gjatë darkave, pavarësisht se brenda banesave ndodheshin pronarët. Fillimisht, ata zhvillonin kontrolle paraprake dhe përzgjidhnin shtëpitë që ishin më të përshtatshme për t’u grabitur.

Prioriteti i tyre ishin kasafortat, ndërsa nuk hezitonin të përdornin dhunën kundër banorëve në rast se ata ishin brenda.

Policia sekuestroi një pjesë të bizhuterive të grabitura, ora të shtrenjta, çanta të shumta, syze dielli, valutë të huaj, 5 000 euro, dokumentacione të rreme dhe mjete të përdorura për sulmet.

Të ndaluarit janë katër djemë me origjinë shqiptare, të moshës mes 24 dhe 33 vjeç, me një të kaluar me histori të ngjarjeve të grabitjeve si dhe me identitete të ndryshme.

Pas vendosjes në dispozicion të autoritetit gjyqësor , tre prej tyre u dënuan me burg.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kroacia “dhunon” Argjentinën/ Ballkanasit i japin "leksion" Messit me shokë (VIDEO)
Previous article Kim Kardashian shkel në Paris pas 1 viti e gjysmë nga grabitja dhe siguria ka gjithë sytë mbi të

F.autor

Postime të ngjashme

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital Aktualitet

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT