• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇFARË PO NDODH ME ÇIFTIN DONALD DHE MELANIA TRUMP? Shkrimtari i njohur zbulon DETAJE të çuditshme
Home
Nderkombetare

ÇFARË PO NDODH ME ÇIFTIN DONALD DHE MELANIA TRUMP? Shkrimtari i njohur zbulon DETAJE të çuditshme

21 July, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Autor i 3 librave mjaft të njohur në Amerikë Michael Wolff tregon detaje mbi një darkë të tijën me Melanie dhe Donald Trump ku ky i fundit tha me siguri të plotë se Joe Biden do të vdesë në zyrë shumë shpejt dhe se ai do e mundë Kamala Harris në zgjedhjet e 2024.

Përvec këtyre frazave tronditëse, janë shtuar dyshimet lidhur me martesën e Melanie dhe Trump sepse shkrimtari në një intervistë për Daily Mail tha se askush nuk e di ku jeton vërtet Melanie dhe shpesh herë shihet pa bashkëshortin e saj.

“Njerëzit përreth Trump kanë ende pyetje, por ata nuk duan t’i bëjnë ato pyetje. Mbetet hekurudha e tretë që askush nuk dëshiron ta prekë”-tha ai. Wolff nuk e gjeti dot përgjigjen për enigmën e marrëdhënies së tyre kur ai u ftua për darkë me çiftin në klubin e Trump në Florida, Mar-a-Lago. Ai u ul për orë të tëra me të dy ata të cilët në pamje të parë dukeshin të lumtur.

“Darka ishte si një festë martese mes Donald dhe Melanisë në krye të tryezës, duke përshëndetur njerëzit gjatë gjithë kohës”-tha shkrimtari. Wolff sapo ka publikuar Landslide, librin e tij të tretë dhe Ish-presidenti e thirri atë në Mar-a-Lago për një intervistë të gjatë pasi e largoi nga puna në muajt e fundit të presidencës së tij.

Autori 67-vjeçar ishte i befasuar kur mori një shans për të shkuar në intervistë me Trump vetëm dy muaj pasi ai ishte larguar nga zyra dhe ftesa erdhi në Mars pasi një ndihmës i tha Trump se një libër i tretë ishte në përpunim e sipër. Wolff tha se Trump jeton në ‘një realitet të veçantë’, ende i fiksuar me idenë që zgjedhjet e vitit të kaluar iu vodhën dhe se është i bindur që Joe Biden do të vdesë në detyrë duke bërë që Trump të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Ai vazhdon të flasë për Biden që ka Alzheimer dhe është i bindur që Harris do të jetë kandidati demokrat në 2024 dhe se ai nuk është i denjë për të dhe do e fitojë garën. Wolff beson se e vetmja arsye që Trump do të hiqte dorë nga ideja për të marrë një mandat tjetër është nesë ai do sëmurej përndryshe nuk do të ndodhë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITET NUMRI I AKSIDENTEVE/ Shifrat, ja sa persona kanë vdekur në gjashtë muajt e parë të vitit 2021
Previous article PAJTIM BELLO/ Lulzim Basha, ky njeri i "besës"!

s.autor

Postime të ngjashme

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza Botë

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT