Dhjetë ditë pasi vendosi një sërë masash kufizuese më 3 nëntor, Austria është detyruar t’i shtrëngojë më tej ato në të gjithë vendin.
Sipas mediave austriake, njoftimi për karantinën e plotë pritet të jepet nga vetë kancelari Sebastian Kurz.
Qeveria austriake dy javë më parë mori vendimin për të vendosur një karantinë të pjesshme, por rritja e infeksioneve me mbi 9000 raste të reja në ditë bëri që qeveria të merrte vendime të tjera.
Sipas të përditshmes “Der Standard”, qeveria po shqyrton mundësinë e mbylljes së kopshteve dhe shkollave fillore, ndërsa gjithashtu pritet të mbyllen të gjithë bizneset jo thelbësorë.


