Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat e partisë në njësinë 11 në Tiranë shfaqi nje qendrim ndryshe nga aleati i saj, kreu i opozitës Lulzim Basha.
Në fjalen e saj, Kryemadhi u shpreh se ka ardhur koha për dialog (Basha nuk pranon të negociojë), dhe se nesër nuk duhet te kete dhunë në protestë.
“Deklaratat e Bundestagut që dalin haptas me ndërkombëtarë që janë të përfshirë në dialog, nuk janë tabu, as dorëheqja e kryeministrit nuk është tabu. Nesër është një protestë, dhe do të jetë një nga protestat më të mëdhaja. Madje mund të them që do jetë edhe më e madhja.” /AlpeNews.al


