Gazetari shqiptar në Greqi Shpëtim Zinxhiria deklaron se Admir Murataj është vrarë nga policia greke në vitin 2013.
Duke iu referuar mediave greke, Zinxhiria shprehet se Murataj së bashku me 25 vjeçarin Edison Lika u vranë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë.
Gjithashtu Zinxhiria ka publikuar artikujt e mediave greke me foton dhe e Admir Muratajt, i cilësuar si truri i grabitjes së miliona eurove në Rinas.
Me anë të një postimi në Facebook, gazetari ngre dyshimet se kush nga janë gabim mediat dhe autoritetet greke apo ato shqiptare.
Postimi i plotë të Zinxhirias:
Admir Murataj u vra një herë nga policia greke me 2013, rivritet nga policia shqiptare me 2019. Çpo ndodh?
Publikohen dy të arratisurit që ranë të vdekur më 2013 në mediat greke.
Konfrontimi i përgjakshëm u zhvillua në Konitsa, Aitoloakarnania. Hetimet policore vazhdojnë të gjejnë pjesën tjetër…”Fortesa” të gjithë zonën…shkruanin mediat më kryesore në Greqi më 2/072003, si “Ta Nea”, “Kathimerini” apo edhe te tjera si IEFIMERIDA etj.
Behej fjalë për vrasjen e dy te arratisurve nga burgu i Trikallës që u vranë ne shkëmim zjarri nga policia greke. Mediat e asaj kohe theksonin se, sipas burimeve të Shtabit të Forcave të Policisë Helene, të dy të kërkuarit që vdiqën ishin: Edison Lika 25 vjeç dhe Admir Murataj 41 vjeç duke publikuar edhe fotografitë përkatëse. Pra vrasjen e Admir Murataj e ka konfirmuar Policia e Greqisë, dhe se a mund të gaboj kjo në idendidetin lidhur me këtë vrasje, duke mos l;n; m;nj;an; edhe deklarat;n e ish-ministrit te asj kohe z. Dendaj lidhur me kete ngjarrje.
Por pyetja shtrohet kush vallë është gabim dhe kë duhet të besojmë, Admir Murataj të vrarë në korrik të 2013 në Konicka në Greqi, apo atë që u vra pak ditë më parë në aeroportin e vetën në Shqipëri. ? Kush duhet përgenjeshtruar nga këto të dyja ?
Ja disa publikme nga mediat e shkruar greke:






