Dy kandidatet për deputete të Partisë Demokratike të qarkut të Beratit, kanë dërguar një tekst identik dorëheqjeje në KQZ, që duket se është shkruar nga i njëjti kompjuter dhe e njëjta dorë.
Juvina Jani, ashtu si dhe Monika Qosja, i janë drejtuar të dyja KQZ-së me të njëjtin tekst, të njëjtin format, të njëtin tip gërme, të njëtin formulim dhe të njëjtin dizajn, çka tregon qartë se shkresa është printuar në dy kopje nga i njëjti kompjuter, duke ndryshuar vetëm emrat.
Skandali i tërheqjes së dy femrave, duket se po bëhet me vullnet të Lulzim Bashës.
Është e qartë se biznesmenit Veliaj i është hapur tashmë rruga që të hyjë në Kuvend. Mbetet vetëm formalizimi.