• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Çfarë partneri i nevojitet një femre në të gjitha fazat e saj të jetës?
Home
Jetë

Çfarë partneri i nevojitet një femre në të gjitha fazat e saj të jetës?

13 January, 2018 luljetaautor Jetë

A jeni pyetur ndonjëherë pse në rini keni bërë një përzgjedhje aq të keqe të partnerëve, ndoshta do t’ju qetësojë fakti se fotografia e “mashkullit të përsosur” ndryshon me kalimin e viteve.

Hulumtimet kanë treguar se mosha juaj mund të ndikojë rreth asaj se çfarë karakteristikash dëshironi te partneri. Studimet po ashtu, kanë zbuluar se me kalimin e viteve femrat zgjedhin më shumë.
Dr. Sesilia D’Feliçe, psikologe dhe eksperte, ofron këshilla dhe thotë: “Është natyrale që sa më e pjekur të jetë femra, shija e saj u përshtatet gjërave të reja”. Pra, çfarë partneri i nevojitet një femre në të gjitha fazat e saj të jetës?

Vitet: 18 – 24

Femrat e reja kërkojnë mashkullin me të cilin mund të lavdërohen para miqve. Rreth 47% e të anketuarave thonë se nuk do të argëtohej me partnerin, i cili nuk do t’u pëlqente shoqeve. Po ashtu, femrat në këtë moshë pëlqejnë meshkuj më atraktivë fizikisht dhe më shumë përcaktohen për meshkujt me ndërtim më të mirë fizik sesa vetë ato. Presin që të kenë shije të njëjtë në përzgjedhjen e filmave, librave, muzikës.

Vitet: 25-34

Me fillimin e ndërtimit të karrierës, femrat e kësaj periudhe kohore fillojnë të zgjedhin në bazë të planeve afatgjate, por edhe më tutje “bien” karshi’ dukjes fizike të mashkullit. Tërheqja seksuale në këtë fazë është më e rëndësishme se kurrë. Të qenit ambicioze po ashtu është pjesë shumë e rëndësishme, ndërsa që dy të tretat e të anketuarve mendojnë se kjo është karakteristika bazë e mashkullit të dëshiruar.

Vitet: 35-44

Në periudhën kohore kur dëshirojnë të “ngulin këmbë në një vend”, femrat duken më të interesuara për meshkuj më të moshuar. Rreth 73% e femrave të anketuara do të dëshironin të kenë partnerin, i cili është së paku pesë vjet më i moshuar se ajo. Vetëm 1% e femrave kishin pranuar të jenë me mashkullin, i cili nuk di të gjendet mirë në shoqëri.

Vitet: 45-54

Stabiliteti është qëllimi kryesor, prandaj 95% e tyre kërkojnë një partner pranë të cilit do të ndihen të sigurta. Gjetja e një mashkulli me të ardhura të majme është më i rëndësishmi për këtë grup femrash. Gjatë këtyre viteve femrat zgjedhin më shumë, por shpeshherë hyjnë në lidhje me meshkuj më të rinj.

Më të moshuara se 55 vjeçe

Më vonë, në jetë, për femrat me rëndësi është që të kenë një mashkull inteligjent, me të cilin ndajnë ndjenja të ngjashme të sensit për humor. Mirëpo, kriteret edhe më tutje vazhdojnë – në fakt, femrat më të moshuara se 55 vjeçe zgjedhin me shume se kurrë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Në rregull, lejlaja është në modë, por si ta kombinoj? (FOTO)
Previous article Rakitic: Do ta preferoja Neymar të ishte akoma në Barcelonë

luljetaautor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT