• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇFARË PARALAJMËROHET? Shefi i FBI takon për herë të parë një drejtor të Policisë shqiptare, çfarë diskutoi me Gledis Nanon
Home
Aktualitet
Kronikë

ÇFARË PARALAJMËROHET? Shefi i FBI takon për herë të parë një drejtor të Policisë shqiptare, çfarë diskutoi me Gledis Nanon

13 June, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano, gjatë vizitës së tij në Amerikë është takuar dhe me drejtorin e Byrosë Federale të Hetimit (e njohur gjerësit si FBI). Christopher Wray përgëzoi Nanon, për kurajon dhe profesionalizmin në drejtimin e Policisë së Shtetit.

Shefi i FBI-së konfirmoi mbështetjen e palëkundur të agjencive ligjzbatuese amerikane për Policinë shqiptare. Vizita e kryepolicit përforcoi marrëdhëniet e forta dhe bashkëpunuese mes Policisë së Shtetit shqiptar dhe qeverisë së SHBA-së.

Gledis Nano është trajnuar për 10 javë në Akademinë e FBI-së, duke u vlerësuar shkëlqyeshëm për njohje shumë të mirë të ligjeve, njohuri shkencore në mënyrën e funksionimit, njohuri shumë të mira të terrorizmit, shëndet dhe aftësi fizike shumë të mirë dhe aftësi të larta të lidershipit.

Përveç takimit të tij me drejtorin e FBI-së, Nano më herët u takua edhe me zv.ndihmësprokurorin e Përgjithshëm, njëkohësisht Këshilltar për Çështjet Ndërkombëtare të Departamentit të Drejtësisë, Bruce Swartz, shefin e Operacioneve të Jashtme të Administratës së Zbatimit të Drogës (DEA), George Papadopoulos, dhe drejtues të lartë nga Byrotë Diplomatike të Departamentit të Shtetit për Sigurinë dhe Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit.

Vizita në Uashington theksoi partneritetin SHBA-Shqipëri dhe rëndësinë e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, nëpërmjet operacioneve të përbashkëta, trajnimeve dhe bashkëpunimit të ngushtë.Çfarë paralajmërohet?! Shefi i FBI takon për herë të parë një drejtor të Policisë shqiptare, çfarë diskutoi me Gledis Nanon

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Vajza dhe djem, sherr masiv mes te rinjve shqiptarë në mes të kryeqytetit
Previous article PANTALLONAT E SHKURTRA/ Si t'i kombinoni për t'u dukur të veshura super shtrenjtë

s.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI NË ELBASAN/ Autori i veshur për Halloween, iu afruan fëmijë për të luajtur, por u zhduk në përrua Aktualitet

ATENTATI NË ELBASAN/ Autori i veshur për Halloween, iu afruan fëmijë për të luajtur, por u zhduk në përrua

ZJARR PRANË BANESAVE NË ZONËN JUGORE TË ELBASANIT/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë Aktualitet

ZJARR PRANË BANESAVE NË ZONËN JUGORE TË ELBASANIT/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

DYSHOHET SE KËRCËNOI NJË DREJTORESHË NË SEKTORIN E TATIMEVE/ Bashkëshorti i deputetes Spriopali vihet në hetim në gjendje të lirë Aktualitet

DYSHOHET SE KËRCËNOI NJË DREJTORESHË NË SEKTORIN E TATIMEVE/ Bashkëshorti i deputetes Spriopali vihet në hetim në gjendje të lirë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT