• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇFARË NUK U DËGJUA NË TV/ Basha përplaset me Luljeta Bozon: Pusho ti… Deputetja: Mos më thuaj mua pusho
Home
Uncategorized

ÇFARË NUK U DËGJUA NË TV/ Basha përplaset me Luljeta Bozon: Pusho ti… Deputetja: Mos më thuaj mua pusho

11 September, 2021 Delo.autor Uncategorized

Partia Demokratike zgjodhi të mos votonte për kryetaren e re të Kuvendit, ndërsa deputetët u bënë pjesë e procesit, por grisën fletët e votimit. Teksa i erdhi radha për të votuar, Kryeministri Rama u ul dhe i mblodhi fletët e hedhura në tokë, i futi në qese dhe i mori në tavolinën ku ishte ulur.

Ky veprim i kreut të PS-së u përshëndet me duartrokitje nga deputetët socialistë, por nuk u prit mirë nga demokratët.

Ervin Salianji i kërkoi Ramës të mos prekte materialet e votimit, ndërsa u shpreh se ai ishte mësuar të fuste duart në zgjedhje.

Reagimet e deputetëve nuk u pritën mirë nga drejtuesja e seancës, deputetja më e vjetër e Kuvendit, Luljeta Bozo, e cila u kërkoi të mbanin qetësi.

Menjëherë ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili i kërkoi të pushojë dhe të ndërpresë procesin e votimit.

Anëtari i Komisionit të Votimit për kreun e ri të Kuvendit, Belind Këlliçi, deklaroi se: “Komisioni ka rregulla këtu! Materialet zgjedhore nuk ka të drejtë t’i prekë askush”.

Më pas, Kryeministri Rama i dërgoi fletët e votimit të opozitës në tavolinën e Komisionit, por menjëherë radhën për të votuar e kishte kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Alfred Rrushaj, i cili i mori ato dhe i hodhi përsëri në tokë.

DEBATI I PLOTË
(Edi Rama ulët në tokë dhe fillon të mbledhë fletët e votimti të grisura nga depuetet e opozitës)

Ervin Salianji: Mos u ul fare se ashtu siç je, je gati për në inceneratorë. Mos i prek materialet e votimit. Ti je mësuar të futësh duart në zgjedhje, por mos i prek ato!

Luljeta Bozdo: Ju lutem, qetësi të nderuar deputetë!

Lulzim Basha: Pusho ti! Ndërprit procesin e votimit!

(Edi Rama nxjerr qesen dhe fut brenda fletet e grisura)

Luljeta Bozdo: Mua mos më thuaj pusho! Ju lutem, mbani qetësi!

Lulzim Basha: Ndërprit procesin e votimit. Nuk mund të bëni siç doni këtu!

Belind Këlliçi: A të vazhdojmë ne me të tjerët në radhë?

Fadil Nasufi: Me radhë! Të mbarojë zotëria.

Belind Këlliçi: Po kjo është pa kuptim, por shtyhet procesi!

Fadil Nasufi: Po kur ka ndotje të territorit! Votimi do bëhet patjetër. Ju lutëm do të kryhet radha e votimit! Votimi do bëhet sipas rregullores së Kuvendit.

Belind Këlliçi: Zoti kryetar, Komisioni ka rregulla këtu! Materialet zgjedhore nuk ka të drejtë t’i prekë askush, kjo nuk është normale. Për këtë votim duhet procedurë normale!
(Edi Rama merr qesen me flete te grisura me vete edhe gjate votimit)

Fadil Nasufi: Vazhdoni të mbani shënim! Të vazhdojë votimi me listën e deputetëve! Procedura është në rregull.

Belind Këlliçi: Jo! Procedura nuk është normale! Si do ta bëjmë vlefshmërinë e fletëve të votimit dhe procesin e votimit?

Fadil Nasufi: Në fund, kur t’i mbledhim sipas rregullores, të vlefshme e të pavlefshme!

Belind Këlliçi: Si do t’i mbledhësh!

(Pas debatit Edi Rama kthehet serish dhe i jep deputetit te PD-se qesen me fletet e grisura)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 20 VJET NGA 11 SHTATORI/ Mbretëresha Elizabeth dhe Jonhson: Terroristët nuk arritën të trondisnin besimin tonë në demokraci
Previous article TRAGJEDIA QË TRONDITI BOTËN/ Pamje të rralla nga momenti kur presidenti Bush mëson për sulmet e 11 Shtatorit (FOTO)

Delo.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT