• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇFARË NDODHI SOT/ Hajduti “famëmadh” vagabondi shqiptar, që grabiste VIP-at e Wimbledon ka…
Home
Breaking News

ÇFARË NDODHI SOT/ Hajduti “famëmadh” vagabondi shqiptar, që grabiste VIP-at e Wimbledon ka…

22 June, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një nga hajdutët më famëlartë të Britanisë është burgosur me 14 vjet pas një dekade të tërë që e kaloi duke grabitur banorët e famshëm të Wimbledon.

Astrit Kapaj njihej si “vagabondi i Wimbledon” për vjedhjen e parave dhe bizhuterive me vlera mbi 500 mijë paundë në një numër të madh shtëpish në lagjen jugperëndimore të Londrës.

Kapaj, që ishte pronar i një dyqani peshku dhe patatesh, ikte qindra km larg nga shtëpia e tij në  Altrincham, Greater Manchester, për të bërë vjedhje pa dijeninë e familjes së tij.

Ai u shpall fajtor për 26 akuza që nisnin që nga viti 2008 derisa u kap nga policia këtë vit.

Megjithatë, hetuesit besojnë se Kapaj mund të jetë përgjegjës për dhjetë herë më shumë krime sesa ato që iu ngarkuan, me gati 5 milionë paundë stoli dhe para të vjedhura nga shtëpitë në zonë që nga viti 2004.

Kapaj me origjinë nga Shqipëria, u vendos në Wimbledon pak pas arriti në Britani në vitet 1990. Krimet e tij përfshinin edhe një tentativë bastisjeje në shtëpinë e yllit të tenisit Boris Becker. Në një rast tjetër, për Kapajn u njoftua se u ndoq nëpër kopësht nga futbollisti Nikolas Anelka.

Në foton në vijim, viktimat e hajdutit, ylli i tenisit gjerman Boris Becker and futbollisti francez Nicolas Anelka.

Image

Pas dyshimeve të shumta se kush ishte ky vjedhës, për të cilin po akuzoheshin edhe punëtorët e shtëpive, Scotland Yard ngriti një ekip prej 50 oficerësh me kohë të plotë që ta gjenin atë dhe hartoi një listë prej rreth 60 kriminelësh që ishin aktivë në vjedhjet ën zonë. Megjithatë, Kapaj nuk rezultoi midis tyre.

Policia tha se ai qe në gjendje të mos zbulohej sepse bënte planifikime të përpikta, i kushtonte vëmendje detajeve dhe metodave të pazakonta në grabitje, deri edhe riparimin e dëmeve që shkaktonte.

Ai u kap vetëm falë përparimit të teknologjisë, që tregoi se dy vjedhje të kryera afër, por me distancë kohore dy vjet, ishin kryer nga i njëjti person. Kapaj nuk i tregoi kurrë Policisë se çfarë kishte bërë me paratë dhe stolitë e vjedhura.

ImageImageImageImage

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUKAKU, BARELLA DHE GODIN/ Ja si mund të jetë formacioni i Interit për sezonin e ri (FOTO)
Previous article AKNET NË SHPINË/ Si të shpëtoni prej tyre me dy maska të thjeshta

F.autor

Postime të ngjashme

DËNOHET DIONIS DOKU/ Grabiti 9 shtëpi, sendet e vjedhura shkojnë në vlerën 500 mijë stërlina Aktualitet

DËNOHET DIONIS DOKU/ Grabiti 9 shtëpi, sendet e vjedhura shkojnë në vlerën 500 mijë stërlina

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË VLORË/ Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të nxirrte armën gjatë një konflikti Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË VLORË/ Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të nxirrte armën gjatë një konflikti

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT