• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇFARË NDODHI NË TIRANË? Policia aksion, 10 të arrestuar. Ja AKUZAT
Home
Aktualitet
Kronikë

ÇFARË NDODHI NË TIRANË? Policia aksion, 10 të arrestuar. Ja AKUZAT

30 October, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Vihen në pranga 10 shtetas dhe procedohet një shtetas tjetër, për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare bënë me dije se në bashkëpunim me DVP Lezhë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. J, 57 vjeç, pasi me datë 26.10.2021 dhe 27.10.2021 ka vjedhur portofolat e shtetasve Sh. L dhe E. M. Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor dhe i 4 vjedhjesh banesash në Kavajë.
Ndërkohë, Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K, 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Po ashtu, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. L, 53 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor duke drejtuar mjetin me leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë ndalimin e shtetasit D. R, 24 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, pasi me datë 27.10.2021, ka vjedhur motomjetin e shtetasit Xh.K.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të mitur me iniciale O. M, 16 vjeç, pasi i ka vjedhur telefonin shtetasit Xh. Sh. Nga veprimet ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i 6 vjedhjeve të tjera (vjedhje dyqani, portofoli, një shumë parash në një biznes, të një varëse floriri dhe dy aparate celular).

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. H, 69 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. K, 27 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij së mitur, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimi në flagrancë të shtetasve:
I. F, 50 vjeç, A. K, 47 vjeç dhe N. Th, 20 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E. L, 38 vjeç, i cili vuan nga problemet e shëndetit mendor (skizofreni) pasi në ambientet e spitalit ka kanosur me anë të një pistolete zhurmuese infermierin e spitalit. Ne vijueshmësi të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 2 pistoleta (njëra zhurmuse dhe tjetra çakmak) një sasi fishekësh të ngjashëm me ato zhurmues si dhe disa veshje si ato të Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRESIDENTI AMERIKAN VIZITOI PAPËN/ “Bisha” e Joe Biden kryeson karvanin me 85 makina në rrugët e Romës
Previous article TRONDITËSE NË TIRANË/ Babai dhunon dhe bën për spital vajzën e tij të mitur, policia...

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Flamuri amerikan në protestën e shqiptarëve para Kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Flamuri amerikan në protestën e shqiptarëve para Kryeministrisë

OPERACIONI NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen 18 vila, mbi 300 llogari bankare dhe… (LISTA) Aktualitet

OPERACIONI NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen 18 vila, mbi 300 llogari bankare dhe… (LISTA)

IRONIA/ Protestuesit “veshin” Ramën dhe Berishën me uniformë burgu: Për burrat është Aktualitet

IRONIA/ Protestuesit “veshin” Ramën dhe Berishën me uniformë burgu: Për burrat është

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT