• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇFARË NDODHI NË LEZHË? 4 persona arrestohen për vepra të ndryshme penale
Home
Aktualitet
Kronikë

ÇFARË NDODHI NË LEZHË? 4 persona arrestohen për vepra të ndryshme penale

9 August, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

45-vjeçar I.T., i dënuar më parë me 21 vite burg për vrasje ka rënë në prangat e policisë , pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, 32-vjeçarit R.T.

“Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. T., 45 vjeç, i dënuar më parë me 21 vite burg për vrasje, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, shtetasit R. T., 32 vjeç, banues në fshatin Shullaz, Kurbin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu nga Policia e Lezhës në pranga kanë rënë edhe tre persona për vepra të ndryshme penale.

Policia bën me dije se është arrestuar 26-vjeçari E.B., banues në Prishtinë pasi gjatë kontrollit në makinën ku ishte pasagjer, në çantën e tij u gjetën lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i 27-vjeçarit L. D., banues në Lezhë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në Kune, duke drejtuar automjetin tip “Land Rover”, në gjendje të dehur.

Gjithashtu është arrestuar 31-vjeçari A.Ll pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkohë materialet hetimore u referuan në prokurorinë e rrethit Gjyqësor Lezhë.

-Gjithashtu, specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. T., 45 vjeç, i dënuar më parë me 21 vite burg për vrasje, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, shtetasit R. T., 32 vjeç, banues në fshatin Shullaz, Kurbin.

Lezhë-Informacion-Vijon për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 26 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.

Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Lapidarit”, Shëngjin, forca e posaçme “Shqiponja” gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin në të cilin ky shtetas ishte pasagjer, në çantën e tij ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

-Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ll., 31 vjeç, banues Rreth i Epërm, Mirditë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

-Gjithashtu, specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. T., 45 vjeç, i dënuar më parë me 21 vite burg për vrasje, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, shtetasit R. T., 32 vjeç, banues në fshatin Shullaz, Kurbin.

-Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. D., 27 vjeç, banues në Lezhë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në Kune, Shëngjin, duke drejtuar automjetin tip “Land Rover”, në gjendje të dehur.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO DILNIN XHIRO BASHKË/ Emigranti vritet në sy të gruas dhe dy vajzave në Itali
Previous article PAMJET/ Shihni momentin kur gazetarja greke shpëton macen nga zjarri gjatë transmetimit live

s.autor

Postime të ngjashme

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë! Aktualitet

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë!

MBLEDHJA E GJYQTARËVE/ Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së Aktualitet

MBLEDHJA E GJYQTARËVE/ Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun Aktualitet

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT