• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇFARË NDODHI NË EUROVISION? 6 vende tentuan të manipulonin rezultatin, reagon EBU: U hoqën dhe…
Home
Jetë

ÇFARË NDODHI NË EUROVISION? 6 vende tentuan të manipulonin rezultatin, reagon EBU: U hoqën dhe…

15 May, 2022 F.autor Jetë

Ukraina u shpall fituese në Eurovision pasi grupi përfaqësues përmbysi rezultatin duke dalë në vendin e parë me votat që mori nga publiku.

Në vendin e dytë u rendit Mbretëria e Bashkuar ndjekur më pas nga Spanja. Suedia dhe Serbia plotësuan Top 5. Megjithatë, votimi nuk ishte aq i drejtpërdrejtë sa duket.

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) iu desh të hiqte votat e 6 vendeve pasi kishte vërejtur “modele të parregullta votimi”.

Ato u zëvendësuan nga një rezultat i përmbledhur i bazuar në vendet me modele të ngjashme votimi si në gjysmëfinalen e dytë ashtu edhe në finalen e madhe.

Votat nga Azerbajxhani, Gjeorgjia, Mali i Zi, Polonia, Rumania dhe San Marino u zëvendësuan të gjitha me rezultatin e ri. EBU lëshoi një deklaratë gjatë finales së madhe, para se të fillonte të niste segmenti i votimit, përmes së cilës bënte me dije se disa vende kishin tentuar që të manipulonin rezultatin.

“Në mënyrë që të jetë në përputhje me udhëzimet e votimit të konkursit, EBU punoi me partnerin e saj votues për të llogaritur një rezultat të përgjithshëm zëvendësues për secilin vend në fjalë si për gjysmëfinalen e dytë ashtu edhe për finalen e madhe (llogaritur në bazë të rezultateve të vendeve të tjera me të dhëna votimi të ngjashme).

Ky proces u pranua nga Monitoruesi i Pavarur i Votimit. EBU e merr jashtëzakonisht seriozisht çdo përpjekje të dyshuar për të manipuluar votimin në Eurovision dhe ka të drejtë t’i heqë këto vota në përputhje me Udhëzimet Zyrtare të Votimit, pavarësisht nëse vota të tilla mund të ndikojnë apo jo në rezultatet dhe/ose rezultatin të votimit.”, thuhej në deklaratë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Bashkëjetesa" e PD-LSI-PS në Përmet
Previous article ÇUDIT Vuçiç: Pres një lajm për Serbinë, nëse ndodh do hidhem në pishinë me kostum

F.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Foshnja 18-muajshe humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobus Jetë

E TRISHTË/ Foshnja 18-muajshe humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobus

FLUTURIMI MË I GJAË NË BOTË: Nga Franca në Australi për 19 orë, pa ndalesë Jetë

FLUTURIMI MË I GJAË NË BOTË: Nga Franca në Australi për 19 orë, pa ndalesë

EMRI I TIJ DOLI NË DOSJET EPSTEIN/ Gjendet i vdekur agjenti francez i modës Jetë

EMRI I TIJ DOLI NË DOSJET EPSTEIN/ Gjendet i vdekur agjenti francez i modës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT