• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇFARË NDODHI NË ELBASAN? Nga dyshimet për prostitucion tek sherret mes të miturve dhe aksidentet, disa të arrestuar
Home
Aktualitet
Kronikë

ÇFARË NDODHI NË ELBASAN? Nga dyshimet për prostitucion tek sherret mes të miturve dhe aksidentet, disa të arrestuar

20 November, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia në Elbasan ka arrestuar dhe proceduar disa persona në orët e fundit.

Efektivët shprehen se në lagjen “5 Maji” të qytetit të Elbasanit, katër shtetas peruanë dhe një kolumbiane kanë marrë një banesë me qira dhe dyshohet se në këtë ambient ushtrohet prostitucion. Vazhdojnë hetimet për të dokumentuar rastin.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht një 14-vjeçar dhe një 13-vjeçar, që janë përfshirë në konflikt. Po ashtu, dy aksidente kanë ndodhur në orët e fundit në qarkun e Elbasan, ku ka dhe të plagosur.

“Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

 

 

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin T. B., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Komisariati i Policisë Librazhd referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-E. A. 37 vjeç, pasi dyshohet se ka pushtuar një pjesë toke, në pronësi të shtetasit A. H., 71 vjeç;

-një 13-vjeçar dhe një 14-vjeçar, pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

-Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, pas një telefonate të marrë se në lagjen ‘5 Maj’, në një apartament të marrë me qira nga disa shtetas të huaj, dyshohet se ushtrohej prostitucioni, ka kryer veprimet proceduriale, nga të cilat ka rezultuar se katër shtetas peruanë dhe një shtetase kolumbiane, kishin ardhur si turistë dhe nuk janë konstatuar paligjshmëri. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Elbasan/Informacione paraprake

-Në aksin rrugor “Cërrik-Belsh”, automjeti me drejtues shtetasin Sh. T. ka aksidentuar lehtë shtetasen M. B. dhe fëmijën e saj 4 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën;

-Në aksin rrugor “Papër-Cërrik”, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh., 42 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E. K., 33 vjeçe. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerë, të cilët po marrin mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupet hetimore përkatëse po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidenteve”, njofton policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DY PRONA NË TIRANË/ GJKKO vendos sekuestrimin e pasurive të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj
Previous article ATENTATI ME 4 VIKTIMA NË SHKODËR/ AMP arreston katër efektivë të policisë, akuzohen se… (EMRAT)

s.autor

Postime të ngjashme

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1 Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija Aktualitet

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT