Meta mund të mbyllë Facebook dhe Instagram në Evropë nëse mosmarrëveshja për të dhënat personale nuk zgjidhet.
Ky është skenari i transmetuar nga Mark Zuckerberg në raportin vjetor të kompanisë.
Në qendër të konfliktit është përpunimi i të dhënave personale. Nëse Metës nuk i jepet mundësia për të transferuar, ruajtur dhe përdorur të dhënat e përdoruesve të saj evropianë në serverët amerikanë, atëherë gjigandi mund të detyrohet të mbyllë disa nga aktivitetet e tij në BE.
Referuar seancës gjyqësore më 10 shtator në Irlandë, kompania ka dorëzuar një deklaratë vullnetare nën betim, me fakte të shkruara në Gjykatën e Lartë.
Facebook ka sfiduar një urdhër preliminar të lëshuar më herët këtë muaj nga institucioni monitorues i të dhënave private në Irlandë, Komisioni i Mbrojtjes së të Dhënave (DPC), që kishte kërcënuar Facebook-un nga transferimi i të dhënave të BE-së për në SHBA nga shqetësimi i privatësisë.
“Në rast se ndalohet plotësisht transferimi i të dhënave në SHBA, siç duket se ka propozuar DPC-ja, nuk është e qartë se si aplikuesi, në këto rrethana, do të mund të ofronte shërbimet e Facebook-ut dhe Instagramit në BE”, ka thënë Yvonne Cunnane, kreu i mbrojtjes së të dhënave të Facebook-ut në Irlandë, duke shtuar se Facebooku ka 410 milionë përdorues aktivë në Evropë.
Një zëdhënës i Facebookut ka mohuar se kjo përbën rrezik nga tërheqje nga BE-ja.
“Facebook-u nuk po kërcënon që të tërhiqet nga Evropa. Dokumentet ligjore të dorëzuara në Gjykatën e Lartë të Irlandës përbëjnë një realitet të thjeshtë se Facebooku, dhe shumë biznese tjera, e organizata dhe shërbime, mbështeten nga transferimi i të dhënave nga BE-ja për në SHBA, në mënyrë që të operojnë”, ka thënë zëdhënësi.
“Mungesa e një bartje të dhënave ndërkombëtare në mënyrë të sigurtë dhe të ligjshme, do të përbënte dëme financiare, pikërisht në kohën kur po shikojmë të rikuperohemi nga COVID-19”.


