• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇFARË NDODHI ME SHQIPTARIN NË ANGLI/ Ofroi kokainë në grup WhatsApp, por përfshiu edhe oficerin e provës. Gjyqtarja: S’je kriminel i sofistikuar, bëre një budallallëk
Home
Aktualitet
Kronikë

ÇFARË NDODHI ME SHQIPTARIN NË ANGLI/ Ofroi kokainë në grup WhatsApp, por përfshiu edhe oficerin e provës. Gjyqtarja: S’je kriminel i sofistikuar, bëre një budallallëk

8 March, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Të rikthehesh në burg dhe të dënohesh me 2 vite e 4 muaj, vetëm për shkak të një gabimi se kë përfshin në një grup të ri në WhatsApp dhe çfarë mesazhi u dërgon.

Kjo i ka ndodhur një shqiptari në Angli, i cili sapo kishte dalë nga burgu dhe tentoi ta niste nga e para shitjen e kokainës.

Top Channel, duke iu referuar portalit UKNIP, raporton se Urim Pomari, i liruar së fundmi nga paraburgimi, bëri një gabim të rëndë.

Vetëm dy javë pas lirimit nga burgu, ai dërgoi një mesazh në grup me ofertën për shitje dozash kokaine, duke shtuar edhe një emoji dëbore, e cila përdoret si kod për kokainën.

Megjithatë, ai përfshiu gabimisht në këtë mesazh edhe numrin e telefonit të oficerit të shërbimit të provës, tek i cili duhej të paraqitej çdo javë.

Pasi u njoftua për mesazhin, policia bastisi shtëpinë e Pomarit në Ipswich, ku u sekuestruan kokainë, peshore dhe 1,255 paund para cash.

Ky gabim nuk kaloi pa u komentuar edhe nga gjyqtarja gjatë shpalljes së vendimit. Gjyqtarja Nicola Talbot-Hadley e kritikoi Pomarin duke thënë se ai “nuk është një kriminel i sofistikuar” dhe e quajti “veçanërisht budallallëk” faktin që i dërgoi mesazh oficerit të tij të provës. Në përfundim, Pomari u dënua me 2 vite e 4 muaj burg.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONFLIKTI NË LINDJEN E MESME/ Ambasada Amerikane në Tiranë ndan mesazhin për shtetasit e saj: Qëndroni të sigurt
Previous article POLICIA PROCEDON ADRIATIK LAPAJN/ Ngriti çadër pa leje

s.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT