• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇFARË NDODHI ME DY SHQIPTARËT NË SPANJË? Vodhën sende me vlerë 2 milionë euro, arrestohen dy skifterët
Home
Aktualitet
Kronikë

ÇFARË NDODHI ME DY SHQIPTARËT NË SPANJË? Vodhën sende me vlerë 2 milionë euro, arrestohen dy skifterët

25 July, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle pasi akuzohen për rreth 50 grabitje të realizuara në ishujt Ibiza dhe Mallorca.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se shqiptarët 2 vitet e fundit kanë bërë kërdinë me vjedhje, të cilat arrijnë vlerën e dy milionë euro.

Të arrestuarit po hetoheshin nga forcat policore në Francë, Itali, Gjermani dhe Belgjikë për krime të ngjashme. Sipas Guardia Civil, në sendet e vjedhura janë gjetur më shumë se 20 ora luksoze dhe bizhuteri të shumta.

Të arrestuarit me origjinë shqiptare përzgjodhën viktima me fuqi të lartë blerëse me banim në Ishujt Balearik. Ata zakonisht i zgjidhnin kur dilnin nga restorantet luksoze dhe plazhet ekskluzive, ku arritën deri aty sa të shënonin automjetet e tyre me pajisje GPS për të identifikuar shtëpitë ku banonin dhe objektet e grabitjeve.

Më pas, ndërsa ‘viktimat’ ishin duke fjetur, hajdutët kanë hyrë në shtëpitë e tyre dhe kanë vjedhur kryesisht bizhuteri dhe ora të cilësisë së lartë, të cilat janë dërguar në tregun e zi nëpërmjet të tretëve.

Hetimi nga Garda Civile filloi afërsisht një vit më parë dhe ka lejuar, falë bashkëpunimit me Europol, të konfirmohet se të arrestuarit po hetoheshin nga forcat policore të Francës, Italisë, Gjermanisë dhe Belgjikës për krime të ngjashme.

Me këto arrestime janë gjetur më shumë se 20 ora luksoze të vlerësuara në tërësi rreth 350 mijë euro, së bashku me bizhuteritë e shumta. Gjithashtu janë gjetur mjete të specializuara për kryerjen e grabitjeve, aparate gjurmuese GPS dhe veshje që përdornin për të mos u identifikuar gjatë kryerjes së krimeve.

Hetimi mbetet i hapur dhe nuk përjashtohen arrestime të reja në të ardhmen, si dhe zbardhja e më shumë veprave kriminale të kryera në vende të tjera të Europës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIROHET NGA DETYRA AMBASADORI SHQIPTAR NË BRAZIL/ Presidenti Begaj dekreton emërimin e përfaqësuesit të ri diplomatik për Amerikën e Jugut
Previous article "MOS DIL VETËM NATËN..."/ U kërcënua përmes mesazheve? Ja si përgjigjet drejtori i policisë së Shkodrës

s.autor

Postime të ngjashme

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës Aktualitet

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi Aktualitet

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT