• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇFARË NDODHI? Gjermania shton forcat e sigurisë në kufirin me Poloninë
Home
Nderkombetare

ÇFARË NDODHI? Gjermania shton forcat e sigurisë në kufirin me Poloninë

25 October, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Gjermania ka shtuar sigurinë në kufirin me Poloninë në përpjekje për të trajtuar një fluks të migrantëve nga Bjellorusia.

Autoritetet njoftuan për vendosjen e qindra policëve shtesë në kufi, derisa një zyrtar qeveritar tha se Berlini është i gatshëm të rrisë edhe më shumë kontrollet kufitare.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer i tha gazetës Bild am Sonntag se 800 policë janë dërguar në kufi.

“Nëse është e nevojshme, unë jam gati ta urdhëroj përforcime tjera”, tha ai.

Policia gjermane dhe sa ka ndaluar një grup të armatosur prej rreth 50 aktivistëve të ekstremit të djathtë të cilët kishin shkuar në kufi për të penguar migrantët që të hynin në Gjermani.

Grupi radikal i ekstremit të djathtë Rruga e Tretë (Der III. Weg) kishte bërë thirrje që anëtarët të mblidheshin për të ndërmarrë veprime kundër migrantëve që provonin të kalonin kufirin nga Polonia.

Krizën me migrantë është duke e provokuar udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe të vendeve anëtare e kanë akuzuar atë se ka orkestruar krizën me migrant për t’ju hakmarrë Brukselit për shkak të sanksioneve të vendosura.

Sanksionet kanë pasuar goditjen e dhunshme të protestuesve në Bjellorusi të cilët kundërshtojnë zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, të cilat Lukashenka thotë se i ka fituar, mirëpo opozita në këtë vend, si dhe vendet perëndimore nuk e njohin rezultatin.

Michael Kretschmer, kreu i shtetit kufitar të Saksonisë në Gjermani, fajësoi Lukashenkën si nxitësin e krizës kufitare.

“Nëse lejojmë që të shantazhohemi nga një person i tillë, atëherë ne si Bashkim Evropian nuk ia vlejmë”, tha ai.Autoritetet gjermane vlerësojnë se përmes Polonisë dhe Bjellorusisë kanë hyrë rreth 5.000 migrantë të paligjshëm në tre muajt e fundit.

Ata thanë se shumica e migrantëve pa dokumente janë nga Iraku, Siria, Jemeni dhe Irani.

Polonia ka propozuar ndërtimin e një muri prej 410 milionë dollarësh në kufirin e saj me Bjellorusinë për të ndalur hyrjen e migrantëve.

I pyetur për një strukturë të tillë kufitare, Seehofer i tha gazetës se: “Është legjitime për ne që të mbrojmë kufirin e jashtëm në atë mënyrë që të parandalohen kalimet e paligjshme kufitare”.

Seehofer i ka propozuar homologut të tij polak, Mariusz Kaminski, që të dyja vendet të rrisin patrullimet e përbashkëta përgjatë kufirit.

Në anën tjetër Kaminski ofroi “mbështetjen e plotë” të Polonisë.

Gjermania tash për tash nuk ka plane për mbylljen e kufirit me Poloninë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FATBARDH KADILI/ Një zgjidhje për të gjithë, jo për dy
Previous article "PO E PËRGATIT ME DASHURI PËR SEMIN"/ Graniti surprizon Fifin, plas sherri mes vajzave në “Big Brother VIP”

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT