• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇFARË NDODH NËSE UKRAINA BIE? A do të tregojë Joe Biden këtë javë në Bruksel se është vërtet lideri global që mund të zgjidhë konfliktin me Rusinë
Home
Nderkombetare

ÇFARË NDODH NËSE UKRAINA BIE? A do të tregojë Joe Biden këtë javë në Bruksel se është vërtet lideri global që mund të zgjidhë konfliktin me Rusinë

20 March, 2022 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Joe Biden dhe liderët e tjerë botërorë shpresojnë të finalizojnë një paketë masash të reja për të ndëshkuar Rusinë, në ndihmë të Ukrainës si dhe për të demonstruar unitetin perëndimor përmes një vargu samitesh urgjente në Evropë përgjatë kësaj jave.

putinbiden-500x292Por përveç një shfaqjeje dramatike të vendosmërisë gjatë kohës së luftës, pak analistë besojnë se për ato të cilat liderët mund të bien dakord do të jenë të mjaftueshme për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Ukrainë apo për të bindur presidentin rus Vladimir Putin të heqë dorë sulmet që po vrasin edhe civilët.

Që kur perspektiva e samitit të liderëve të NATO-s u hap për herë të parë dy javë më parë, zyrtarët amerikanë dhe evropianë kanë diskutuar mesazhet e mundshme që liderët duhet të japin në përfundim të mbledhjes. Kjo mund të përfshijë raunde të reja sanksionesh ndaj oligarkëve rusë, masa shtesë që kufizojnë financat e vendit dhe hapa të rinj për të kufizuar importin e produkteve ruse të energjisë.

Diskutimet po zhvillohen gjithashtu mbi mbështetjen për Ukrainën, duke përfshirë dërgesat e reja të ndihmës ushtarake ose ndihmat financiare për të forcuar mbrojtjen e vendit. Dhe Biden e ka lënë të hapur mundësinë e rritjes së dislokimeve të trupave amerikane tek anëtarët e NATO-s përgjatë skajit lindor të aleancës, duke përforcuar angazhimin amerikan ndaj mbrojtjes evropiane në një moment kritik.

Por realiteti i zymtë se këto lëvizje nuk kanë gjasa të frenojnë luftën e Putinit, pritet të shfaqet pas vizitës së Bidenit në Bruksel në takimin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, së bashku me një seancë speciale të Këshillit Evropian dhe një mbledhje të G7-s.

Biden gjithashtu mund të udhëtojë në Poloni ndërsa do të kthehet në Uashington të mërkurën. Ndërsa Biden ka qenë i suksesshëm në përbashkimin e aleatëve evropianë dhe aziatikë pas një sërë sanksionesh ndëshkuese të niveleve të pashembullta të ndihmës ushtarake, ai dhe homologët e NATO-s kanë vendosur vijat e tyre se deri ku do të përfundojë mbështetja.

Të gjitha palët duket se mbështesin një zgjidhje diplomatike të krizës, zyrtarët amerikanë dhe evropianë thonë se parametrat e një zgjidhjeje të tillë mbeten të errëta. Kjo e lë të hapur se si vizita e Biden në Evropë, një nga momentet e presidencës së tij, mund të ndryshojë rrjedhën e konfliktit më të keq në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Dhe kjo paraqet një tjetër pikë diskutimi që liderët botërorë duhet të fillojnë të flasin: Çfarë do të ndodhë kur Ukraina të mos t’i rezistojë më sulmit të Rusisë? “Ata do të duhet të shikojnë se çfarë ndodh nëse Ukraina humbet” tha gjenerali amerikan tashmë në pension, Wesley Clark, një ish-komandant suprem i aleatëve të NATO-s.

“Pasi ata të kenë peshuar problemin se çfarë ndodh nëse Ukraina bie, ata duhet të marrin në konsideratë se çfarë mund të bëhet më shumë për të mbështetur Ukrainën në luftë. Po, ka një rrezik. Ka gjithmonë një rrezik në trajtimin me zotin Putin”, shtoi ai.

Biden sfidohet të jetë ‘lideri global’

Biden u sfidua publikisht nga udhëheqësi i Ukrainës javën e kaluar për të marrë përgjegjësinë për t’i dhënë fund luftimeve. Në një fjalim emocional në Kongres , në të cilin ai bëri thirrje për një zonë ndalim-fluturimi dhe ndihmë për blerjen e avionëve luftarakë, Presidenti Volodymyr Zelensky foli drejtpërdrejt me Biden, i cili po shikonte nga biblioteka e tij private në katin e tretë të Shtëpisë së Bardhë.

“Të jesh lider i botës do të thotë të jesh lider i paqes”, tha Zelensky në anglisht. Biden u sfidua gjithashtu nga ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, për të vizituar Ukrainën si një “simbol solidariteti” gjatë udhëtimit të tij në Evropë këtë javë.

Duke folur me Jim Acosta të CNN të shtunën pasdite, Poroshenko e quajti Biden “miku e tij më të mirë dhe një mik shumë të mirë të Ukrainës”, duke shtuar se një vizitë nga Biden do të ishte “një hap jashtëzakonisht i drejtë për të demonstruar se e gjithë bota është me ta kundër Rusisë”

Këto thirrje personale kanë rezonuar me një njeri që u zotua teksa kërkonte postin për të rivendosur lidershipin amerikan, për të rinovuar aleancat e SHBA-së dhe për të mbrojtur demokracinë nga valët zvarritëse të autoritarizmit.

Askund kjo sfidë nuk do të jetë më e rëndësishme se sa në bisedimet urgjente të kësaj jave, ku udhëheqësit po shohin nga Bideni se ç’do të bëjë ai, teksa lufta në Ukrainë po shkon përpara.

“Ai po sfidon Bidenin që të përmbushë përgjegjësitë e tij si një udhëheqës i Perëndimit, një udhëheqës i komunitetit demokratik të kombeve. Dhe ai paraqiti sfidën de fakto ndaj NATO-s,” tha Ian Brzezinski, një zëvendës ndihmëssekretar i mbrojtjes për Evropën dhe NATO në administratën e Xhorxh W. Bushit.

“Ai po thoshte nëse NATO nuk është në gjendje të përballojë këtë sfidë, ne duhet të mendojmë për marrëveshje të tjera sigurie,” tha Brzezinski.

“Çfarë sfide e fuqishme për rëndësinë e NATO-s në ditët e sotme! Kjo vendos kontekstin për takimin e samitit.”/CNN/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIKTHEHET BARCELONA! "Shkaterron" Realin në "Bernabeu", goleadë dhe spektakël
Previous article TJETËR GODITJE PER RUSINË/ E konfirmon vetë Kremlini: Komandanti i lartë ka vdekur gjatë betejave në Mariupol

F.autor

Postime të ngjashme

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump… Botë

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump…

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua Botë

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT