Kryeministri Edi Rama deklaron se selia e opozitës rrugore është Presidenca e Republikës.
Në një postim në Twitter teksa komenton takimet e Metës me partitë opozitare, Rama me ironi shprehet se “udhëheqësi i katër galaktikëve të shtabit të revolucionit imagjinar për të mbrojtur me dhunë republikën e votën e popullit nga vetë populli, është vetë ai, Salvator Haxhi Qameta”.



