• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇFARË KA NDODHUR ME “MBRETIN E LLOTOVE”? Klani Duka i ka “prerë krahët” Martinajt? Mundësitë për një trazim të politikës dhe biznesit dhe pasuria e “frikshme”
Home
Breaking News

ÇFARË KA NDODHUR ME “MBRETIN E LLOTOVE”? Klani Duka i ka “prerë krahët” Martinajt? Mundësitë për një trazim të politikës dhe biznesit dhe pasuria e “frikshme”

29 August, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria po tenton të zbërthejë “puzzle-in” mbi zhdukjen e Ervis Martinajt që prej fillimit të këtij muaji, ndërkohë që të dhënat e siguruara nga dëshmitë e personave të fundit që kanë patur kontakt me të janë të vakëta.

‘Mbreti i llotove’ vazhdon të jetë në qendër të vëmëndjes se mediave edhe pse ai është shpallur i zhdukur që në fillim të muajit gusht.

Saga nisi me denoncimin e bërë në polici nga xhaxhai dhe nëna, pasi këta të fundit kishin humbur kontaktet prej 3 ditësh me Ervisin. Ata ishin të shqetësuar se diçka e keqe mund t’i kishte ndodhur nga kundërshtarët e tij.

Çfarë ka ndodhur me Ervis Martinajn?

Në fillim të gushtit ishte xhaxhai i tij dhe nëna që shkuan në komisariatin e Policisë së Kurbinit duke kërkuar nga policia t’i gjenin të afërmin pasi sipas tyre nuk kishin patur kontakt prej disa ditësh. Ata theksuan në polici, sipas dëshmisë së zbardhur, se mungesa e kontaktit nga Martinaj ishte konstatuar nga një kushëriri i tyre me banim në Dubai. Ai u kishte thënë se nuk fliste prej disa ditësh me Ervis Martinajn.

Pas këtij denoncimi u shtua edhe më tepër dyshimi mbi fatin e tij si edhe zhvillimet e bujshme në fushën e kriminalitetit. Ky denoncim përkon me periudhën kur në Laç iu bë atentat dy personazheve të tjerë, të njohur si persona të grupit të Martinajt. Madje, makina e përdorur prej tyre, një Toyota Land Cruiser e blinduar ishte përdorur shumë shpesh nga Ervis Martinaj duke shtuar dyshimet se objekt i atentatit të Laçit ishte pikërisht ai.

Klani Duka

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se një nga kundërshtarët më të fortë të Ervis Martinajt është klani Duka. Komentet Lala i bëri për Euronews Albania, ku tha se këta të fundit kanë paguar një oficer policie që t’u jepte informacion rreth lëvizjeve të Martinajt.

Sipas gazetares, kundërshtarët nuk mundën të vrisinin Martinajn, por mundën të eliminonin mikun e tij, Santiago Malkon.

“Ka pasur më parë një plan, që klani kriminal Duka që ai u përplas shumë ashpër para disa vitesh, kishte paguar shumë para një agjenci turistike, një oficer tjetër të policisë për të dhënë informacion për lëvizjet e Erivs Martinajt. Ata nuk e vrisnin dot Martinajn dhe i ekzekutuan mikun, Santiago Malkon. Kundërshtarët i prenë të gjithë krahët”, tha Lala.

Nëse shoqëruesi i Martinajt “zbërthehet” do të “trazojë” politikën e biznesin

Po ashtu Lala është shprehur se nëse oficeri i operacionales, Jeton Lami, do të flasë në polici, ai rrezikon “të trazojë” gjithë policinë, politikën dhe biznesin.

Komentet Lala i bëri në një intervistë për Euronews Albania, ku është shprehur se agjenti i Forcës së Posaçme Operacione, Jeton Lami, i cili ka shoqëruar të shumëkërkuarin Ervis Martinajn dhe ndodhet në burg, nuk do të flasë para autoriteteve.

“Çështja është se Jeton Lami, ka heshtur deri më tani dhe mendoj se nuk do të flasë, sepse po foli nuk do të mbetet te skuadra e Posaçme Operacionale kjo histori do shkojë në nivele të larta të policisë, deri në nivele të larta politike dhe deri tek njerëzit njohur të biznesit”, tha ajo.

Më tej gazetarja theksoi se Lami ishte potencialisht i rrezikuar për t’u vrarë sepse ai kishte të gjithë informacionet për Ervis Martinajn.

Shoqërimi me vajzën VIP

Ervis Martinaj është parë për herë të fundit mbrëmjen e 25 gushtit në një hotel me 5 yje në Durrës, ndërkohë që makina që shoqëronte atë është fiksuar nga kamerat e sigurisë edhe dy ditë të tjerë nëpër qytet dhe më pas është zhdukur.

Gazetarja Klodiana Lala tha sot në Euronews, se Martinaj ishte i shoqëruar në atë hotel edhe nga një vajzë, një personazh shumë i njohur publik në Shqipëri. Sipas gazetares, Martinaj dhe vajza që e shoqëronte kishin një lidhje intime bashkë.

“Në datën 5 gusht në orën 21 e 15 minuta me një mjet “Audi” Ervis Martinaj, Jeton Lami së bashku me një vajzë shumë të njohur, pra figurë publike, janë shfaqur në zonën e një hoteli shumë të njohur në Durrës. Lami ka zbritur nga automjeti, ka shkuar te recepsioni, ka pronotuar dhomën për të qëndruar Martinaj dhe vajza që kishte një marrëdhënie intime me të. Ata janë larguar në orën 10 e ca nga aty”, tregoi gazetarja, shkruan Albeu.

Pasuria e Ervis Martinajt

Pasuria e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj llogaritet në 600 milion euro. Lajmin e bën të ditur gazetarja e njohur Anila Hoxha, sipas të cilës Martinaj vendosi nga bota e errët një pasuri prej 600 milion eurosh.

“Ervis Martinaj llogaritet se nga bota e errët vendosi një pasuri gati 600 milionë euro”, shkruan gazetarja. Shifra është e “çmendur”, por jo për ata që e njohin botën e errët të basteve dhe faktin se 40-vjeçari dominonte tregun në Tiranë dhe rrethe./albeu

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PD E "KRYQËZOI" PËR YLLIN MBI FLAMUR/ Këngëtari shqiptar: Klipi im, parodi me komunizmin! Vij nga familje e persekutuar
Previous article "VLEJNË DY EURO"/ Beatrix Ramosaj reagon pas fotos së Borës dhe Donaldit

s.autor

Postime të ngjashme

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente Aktualitet

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT) Aktualitet

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT)

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën Breaking News

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT